Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PREZANTIMI I RAPORTIT VJETOR TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL 30-05-2012

Shkup

PREZANTIMI I RAPORTIT VJETOR TË MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

“Në vendet e privimit nga liria pjesërisht janë përmbushur standardet ndërkombëtare dhe vendase, është evidentuar ndalimi në stacione policore të personave të mitur më gjatë sesa minimumi i përcaktuar ligjor, në institucione ndëshkuese-korrektuese janë konstatuar edhe gjendje që shqetësojnë, ndërkaq si problem më i madh është evidentuar mbrojtja shëndetësore për të cilën mungon ekipi kadrovik.”

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në prezantimin e Raportit të parë vjetor për vitin 2011 të Seksionit për parandalimin e torturës dhe trajtimeve tjera brutale, jonjerëzore, nënçmuese ose ndëshkuese – Mekanizmi Parandalues Nacional.

Ai, gjithashtu, tha se MPN-ja rregullisht i kontrollon kushtet në vendet e privimit, si dhe trajtimin me personat e privuar nga liria dhe jep rekomandime me qëllim të parandalimit të torturës dhe formave tjera të trajtimit jonjerëzor.

“Parandalimi luan rol të rëndësishëm në luftën kundër torturës dhe formave tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor dhe ndëshkues. Vetëm përmes mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, të cilët kanë qenë viktima të torturës ose trajtimeve tjera jonjerëzore, pa i vënë në pah dhe me kohë rreziqet e mundshme, mangësitë dhe zbrazëtirat në legjislacion, nuk do të realizohet objektivi i cili duhet të arrihet.” – tha z. Memeti.

Përndryshe, ky Raport do t’u dërgohet të gjitha organeve dhe institucioneve ku ekziston privimi nga liria ose kufizimi i lirisë së lëvizjes, ndërkaq në përputhje me Protokolli Fakultativ, ky Raport do t’i dërgohet edhe Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës pranë KB-së.

 


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise