Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“TË DREJTAT E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA SI PACIENTË” – TEMË E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT QË U MBAJT NË KUADËR TË PROJEKTIT “TUINING” PËR MBËSHTETJEN E OBMUDSMANIT TË MAQEDONISË 10-05-2012

Shkup

“TË DREJTAT E PERSONAVE ME NEVOJA TË VEÇANTA SI PACIENTË” – TEMË E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT QË U MBAJT NË KUADËR TË PROJEKTIT “TUINING” PËR MBËSHTETJEN E OBMUDSMANIT TË MAQEDONISË

“A kanë qasje personat me invaliditet, jo vetëm në aspektin urbanistik, por në përgjithësi, në institucionet përkatëse shëndetësore dhe institucionet tjera për trajtim, mjekim dhe rehabilitim? Këta persona a kanë mundësi që pa problem të furnizohen me medikamentet e nevojshëm dhe a ka numër të mjaftueshëm të qendrave për rehabilitim?”

Këto janë një pjesë e dilemave për të cilat u diskutua në Tryezën e rrumbullakët me titull: “Të drejtat e personave me nevoja të veçanta si pacientë”, e cila u realizua në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë, e financuar nga fondet paraaderuese të Bashkimit Evropian (IPA), në të cilën partnerë janë: Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës, ndërsa u mbajt në “Info Qendrën” e BE-së në Shkup.

“Personat me nevoja të veçanta, për fat të keq, për shkak të hendikepit të tyre shpeshherë ndeshen me vështirësi të ndryshme në jetën e përditshme sepse jo gjithmonë u mundësohen të drejtat të cilat u takojnë të gjithë qytetarëve. Prandaj, shoqëria duhet t’u mundësojë kushte, qasje dhe mundësi të barabarta, në rend të parë deri te institucionet shëndetësore.” – tha mes tjerash Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti, në hapjen e Tryezës së rrumbullakët. Sipas tij, me realizimin e të drejtave, para së gjithash për mbrojtjen shëndetësore, do të manifestohet kujdes ndaj personave me nevoja të veçanta se ata janë të pranuar në shoqëri si të barabartë.

Për përvojat e Avokatit të Popullit, në kontekst të veprimit sipas parashtresave të parashtruara nga personat me nevoja të veçanta, foli Zëvendësja Avokate e Popullit, znj. Nevenka Krusharovska, ndërsa përvojat nga puna në këtë sferë e Mbrojtësit të të Drejtave të Francës i shpalosën: znj. Rashel Mutie dhe znj. Fabian Zhegu, përfaqësuese të këtij Institucioni.

Në këtë Tryezë të rrumbullakët me fjalimet e tyre morën pjesë edhe përfaqësuesit nga: Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Enti për Shëndet Mendor, si dhe nga sektori joqeveritar.

      REKOMANDIME


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise