Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

DEBAT NË TEMË: “SI TË MBROHEN FËMIJËT NGA INFORMATAT TË CILAT NDIKOJNË DËMSHËM MBI ZHVILLIMIN E TYRE” NË ORGANIZIM TË AVOKATIT TË POPULLIT, MBËSHTETUR NGA AMBASADA E MBRETËRISË SË HOLANDËS 	26-04-2012

Shkup

DEBAT NË TEMË: “SI TË MBROHEN FËMIJËT NGA INFORMATAT TË CILAT NDIKOJNË DËMSHËM MBI ZHVILLIMIN E TYRE” NË ORGANIZIM TË AVOKATIT TË POPULLIT, MBËSHTETUR NGA AMBASADA E MBRETËRISË SË HOLANDËS

“E drejta e fëmijëve të marrin pjesë në vendimet të cilat merren për ta, si dhe e drejta e mbrojtjes së tyre nga informatat dhe materialet e dëmshëm për zhvillimin e tyre psikofizik” ishte temë e tryezës së rrumbullakët, e organizuar nga Avokatit të Popullit – Njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, ndërsa e mbajtur në Hotel “Kontinental” në Shkup. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e Projektit të Ambasadës së Holandës për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë.    
“Jo rastësisht vendosëm që takimi i sotëm të fokusohet në këtë çështje, sepse kemi parasysh zhvillimin e teknologjisë si dhe arritshmërinë në informata të fëmijëve dhe të rinjve, të cilat jo gjithmonë janë adekuate dhe të dobishme për zhvillimin e tyre.”- tha mes tjerash në fjalën e tij përshëndetëse Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti. 
Ombudsmani potencoi se informatat, të cilat arrijnë tek fëmijët dhe të rinjtë, duhet të shkojnë në drejtim të asaj që do të thotë formim i kritereve të mirëfillta për vlerat shoqërore dhe jetësore dhe të kontribuojnë në ndërtimin e personalitetit të shëndoshë.
“Mbrojtja e fëmijëve është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më suptile. Duhet pasur shumë kujdes se ku dhe si shpërndahen informatat sepse ndonjëra prej tyre mund të ketë ndikim të keq mbi zhvillimin e fëmijëve. Por gjithashtu, duhet të kihet kujdes edhe në faktin që fëmijët të mos kufizohen në pranimin e informatave.”- tha Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës, znj. Mariete Shurman.
Sipas Zëvendës Avokates së Popullit, znj. Nevenka Krusharovska, fëmijës duhet t’i mundësohet e drejta për të dhënë dhe për të marrë informata të rëndësishme për zhvillimin e tij social, kulturor, moral dhe psikofizik.
“Fëmijët gjithashtu kanë të drejtë të marrin pjesë, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre, në vendimet të cilat kanë të bëjnë me ta, dhe të cilat ndikojnë në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Po ashtu, duhet të respektohet interesi më i mirë i fëmijës në të gjitha aktivitetet dhe vendimet të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat e tij.”-potencoi në fjalimin e saj Zëvendëse Avokate e Popullit, Krusharovska.

REKOMANDIME


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise