Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM I AVOKATIT TË  POPULLIT  Z.  IXHET MEMETI ME SH.T. AMBASADORIN AIVO ORAV, SHEF I DELEGACIONIT TË UNIONIT EUROPIAN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË 10-04-2012

Shkup

TAKIM I AVOKATIT TË POPULLIT Z. IXHET MEMETI ME SH.T. AMBASADORIN AIVO ORAV, SHEF I DELEGACIONIT TË UNIONIT EUROPIAN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në suaza të aktiviteteve të tij ndërkombëtare  realizoi takim me SH.T. ambasadorin Aivo Orav, shef i Delegacionit të Unionit  Europian në Maqedoni. Gjatë takimit bashkëbiseduesit biseduan dhe këmbyen mendime lidhur me rëndësinë e institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe për mënyrën e funksionimit të tij.

Theks i veçant iu vu fushave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe funksionimit të ekipit për parandalimin e torturës dhe seksioneve për mosdiskriminim dhe ndjekje të principit të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë dhe për të drejtat e fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanta, të cilat në suaza të Zyrës së Avokatit të Popullit funksionojnë tashmë një vit.

Duke folur për gjendjet me të drejtat e njeriut në vend, shefi i Delegacionit të Unionit Europian, ambasadori Orav në veçanti e potencoi nevojën për mbështetje si nga institucionet e vendit ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
Dy bashkëbiseduesit ranë dakord për bashkëpunim të pandërprerë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise