Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: “MBROJTJA E FËMIJËVE NGA KEQPËRDORIMI I DROGAVE DHE SUBSTANCAVE TJERA PRISKOTROPE” 29-03-2012

Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: “MBROJTJA E FËMIJËVE NGA KEQPËRDORIMI I DROGAVE DHE SUBSTANCAVE TJERA PRISKOTROPE”

“Informatat e Institucionin të Ombudsmanit vënë në dukje se çdo ditë e më tepër rritet numri i fëmijëve përdorues të drogave, nga njëra anë, si dhe ulet mosha e fëmijëve përdorues, nga ana tjetër. Njëkohësisht, mungon një sistem përkatës i cili do ta çrrënjoste dukurinë e këtillë dhe manifestimin e saj. Pikërisht për këtë shkak nuk duhet të harrohet fakti se për çrrënjosjen e kësaj dukurie nuk nevojiten vetëm masa mbrojtëse.  Përkundrazi,  parandalimi është më se i domosdoshëm”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti në fjalën e tij përshëndetëse në Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi i drogave dhe substancave tjera psikotrope”, e cila u mbajt në Klubin e gazetarëve në Shkup. Tryeza e rrumbullakët është pjesë e Projektit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë.

Sipas Ambasadores së Mbretërisë së Holandës, znj. Mariete Shurman, për çdo shoqëri është e rëndësishme që fëmijët të kenë fëmijëri të shëndoshë, të lumtur dhe të sigurt.

“Secili vend ka probleme me drogat dhe detyrimisht vet duhet të përballet me to. Nuk paraqet problem nëse përdorimi i drogave do të kriminalizohet ose legalizohet, por si shoqëri të gjejë mënyrë adekuate për ta luftuar këtë problem. Fëmijët dhe të rinjtë gjenden në moshë tejet vulnerabile të zhvillimit të tyre, ndërsa droga është kërcënim evident për shëndetin e tyre.” – tha znj. Shurman.

Duke folur për temën: “A janë dhe sa janë të mbrojtur fëmijët nga keqpërdorimi i drogave dhe substancat e tjera psikotrope?”, Zëvendëse Avokatja e Popullit, znj. Nevenka Krusharovska tha se Avokati i Popullit tanimë një kohë të gjatë e monitoron problemin me përdorimin e drogave përmes vizitave në institucione kompetente për mjekimin dhe trajtimin e personave të cilët përdorin droga dhe nga veprimi sipas parashtresave të parashtruara ose me hapjen e procedurave me iniciativë të vet.

“Sipas informatave të Avokatit të Popullit, vazhdimisht rritet numri i fëmijëve përdorues dhe vartës nga drogat dhe substancat e tjera psikotrope dhe gjithnjë e më tepër ulet kufiri i moshës së fëmijëve të cilët fillojnë të përdorin droga (7-8 vjeç). Një pjesë e këtyre fëmijëve janë pa prindër ose pa kujdes prindëror. Gjithashtu, një numër i madh i fëmijëve, të cilët ballafaqohen me këtë problem, janë pjesëtarë të bashkësisë etnike rome.” – tha znj. Krusharovska.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise