Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

FUSHATA: “TI KE TË DREJTË PËR DREJTËSI EKOLOGJIKE” NË ORGANIZIM TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE QENDRËS PËR DEMOKRACI EKOLOGJIKE “FLOROZON” 09-02-2012

Shkup

FUSHATA: “TI KE TË DREJTË PËR DREJTËSI EKOLOGJIKE” NË ORGANIZIM TË AVOKATIT TË POPULLIT DHE QENDRËS PËR DEMOKRACI EKOLOGJIKE “FLOROZON”

Avokati i Popullit dhe organizata joqeveritare Qendra për Ekologji Demokratike “Florozon” gjatë dy muajve të ardhshëm do të zbatojnë fushatën me moton: “Ti ke të drejtë për drejtësi ekologjike”, qëllimi i së cilës është ngritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtën e tyre për jetë në mjedis të shëndoshë.
Avokati i Popullit - Ixhet Memeti, në konferencën e mbajtur për shtyp, i informoi gazetarët me rëndësinë e madhe të kësaj fushate, në veçanti nëse merret parasysh fakti se, nga përvoja e punës së Institucionit Avokat i Popullit, vërehet se qytetarët shumë rrallë i denoncojnë rastet që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit jetësor edhe pse një gjë e tillë është drejtpërsëdrejti e lidhur me të drejtën e tyre për jetë në mjedis të shëndoshë.
Sipas drejtorit programor të Qendrës për Demokraci Ekologjike “Florozon”, Kiril Ristevski, fushata do të zhvillohet në qytetet ku veprojnë zyrat e Avokatit të Popullit, me ç’rast do të vendosen stenda me broshura informative, ndërkohë që është parashikuar edhe mbulimi mediatik përmes transmetimit të videove.
Përndryshe, fushata është pjesë e Projektit “Drejtësia e gjelbër e Republikës së Maqedonisë”, e cila njëherësh mbështetet edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 3
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise