Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM PUNE ME AMBASADOREN E REPUBLIKËS SË GJERMANISË, ZNJ. URLIKA KNOT 26-01-2012

Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI REALIZOI TAKIM PUNE ME AMBASADOREN E REPUBLIKËS SË GJERMANISË, ZNJ. URLIKA KNOT

Në takim u bisedua për rëndësinë e rolit të Institucionit të Avokat i Popullit në shoqëri, numrin e qytetarëve të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave, si dhe shkaqet e mundshme për tendencën e vazhdueshme të rritjes së këtij numri nga viti në vit. Njëherësh, u shkëmbyen mendime për shkaqet se pse, çdo vit, numri më i madh i parashtresave shënohet në fushën e gjyqësorit, me ç’rast bashkëbiseduesit ranë dakord se kjo gjendje, veç tjerash, i referohet edhe kushteve objektive, të cilat vite me radhë rishfaqen në këtë fushë dhe ndikojnë në efikasitetin dhe cilësinë e funksionimit.
Po ashtu, u theksua edhe avancimi i komunikimit ndërmjet Zyrës së Avokatit të Popullit dhe organeve ndaj të cilave vepron me kompetencë dhe kjo rezulton nga fakti se ndërhyrjet e tij respektohen gjithnjë e më shumë, dhe kështu numër gjithnjë e më i madh i qytetarëve arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre.
Ambasadorja, znj. Knot, e theksoi rëndësinë e besueshmërisë të cilën e gëzon Avokati i Popullit nga ana e qytetarëve për çka flet edhe numri i parashtresave i cili është vazhdimisht në rritje. Nga temat e diskutuara, bashkëbiseduesit si konkluzion e theksuan rëndësinë e mbështetjes së Institucionit Avokat i Popullit nga ana e institucioneve relevante të shtetit, ndërkaq u potencua edhe gatishmëria e Ambasadës së Republikës së Gjermanisë për t’i dhënë mbështetje, në funksionimin e tij, Institucionit Avokat i Popullit.      


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 42
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise