22-12-2011
Shkup
AVOKATI I POPULLIT INICION NDRYSHIME THELBËSORE TË EDUKIMIT NË TË GJITHA NIVELET E ARSIMIT DHE LLOJET E ARSIMIMIT PËR TË DREJTAT DHE LIRITË
Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme që në të gjitha nivelet dhe llojet e arsimit të përfshihet lëndë e veçantë mësimore për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe për mekanizmat mbrojtës, në suaza nacionale dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, në Kërkesën drejtuar Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Byrosë për Zhvillim të Arsimit, Ombudsmani propozon ndryshime të thella jo vetëm në programet dhe përmbajtjet mësimore, por edhe në librat shkollorë përmes të cilëve fëmijët duhet të edukohen drejtë dhe në mënyrë adekuate, përfshirë edhe kuadrin mësimor, me të gjitha të drejtat dhe liritë dhe me të gjithë mekanizmat, procedurat dhe mënyrat e realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.
Me përfshirjen e këtyre aktiviteteve në të gjitha shkallët dhe nivelet e arsimit, pra edhe në fushën arsimimit të të rriturve, nuk do të edukoheshin vetëm fëmijët, por edhe qytetarët do të mund t’i identifikonin të drejtat dhe obligimet e tyre dhe do të pajiseshin me informata për institucionet të cilat janë kompetente për ta realizuar mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në këtë mënyrë drejtpërdrejt do të ndikohej mbi punën më efektive të institucioneve, nacionale dhe ndërkombëtare.