Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË DISKUTIMIN SHKENCOR, ME TEMË: “GJYQËSORI I PAVARUR” 03-11-2015

03.11.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI MORI PJESË NË DISKUTIMIN SHKENCOR, ME TEMË: “GJYQËSORI I PAVARUR”

“Gjyqësori i pavarur” ishte temë e diskutimit shkencor, në të cilën mori pjesë Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, që u organizua nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe që u mbajt në Shkup.

“Avokati i Popullit, tanimë disa vjet me radhë, rekomandon ndërmarrjen e masave konkrete për zbatimin konsekuent të parimit të gjykimit brenda afatit të arsyeshëm, si dhe masave për ekipimin profesional, përkatësisht kadrovik dhe financiar të gjykatave, me çka qytetarëve do t’u mundësohet qasje më e lehtë deri te drejtësia. Gjithashtu, për përforcimin e mëtutjeshëm të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit, si dhe për kthimin e besimit të qytetarëve në pushtetin gjyqësor, konsideroj se nevojiten reforma në kornizën ligjore, në përputhje me përcaktimet kushtetuese për pushtetin gjyqësor, në të kundërtën ndihmojmë në dobësimin e sistemit ose në atë që e thashë më lartë përpjekje serioze për zhvendosjen e sistemit.” – tha, mes tjerash, në fjalimin e tij Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.
  
Sipas tij, zhvillimi i një shoqërie nuk vlerësohet vetëm përmes akteve normative, me të cilat u garantohen dhe sigurohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, por edhe përmes funksionimit të mekanizmave mbrojtës të këtyre të drejtave para organeve të pavarura dhe të paanshme gjyqësore.

“E drejtë e çdo qytetari është që të gjykohet nga një gjyqtar i pavarur, i ndershëm dhe i paanshëm. Sundimi i së drejtës dhe realizimi i të drejtave të njeriut ekziston vetëm nëse ka gjyqësor të pavarur.” – tha Memeti.

Përndryshe, qëllimi i këtij diskutimi ishte që në mënyrë transparente të diskutohet për çështjet e hapura për gjyqësorin e pavarur dhe funksionimin e tij nga aspekti i legjislacionit dhe nga aspekti i zhvillimit të praktikave të mira, të harmonizuara me standardet evropiane, si dhe për të drejtën e qytetarëve që të gjykohen nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise