Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

“INKLUZIONI I ROMËVE NË ARSIMIN FILLOR: GJENDJA DHE SFIDAT”, TEMË E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT E CILA U ORGANIZUA NË KUADËR TË PROJEKTIT TUINING MË 28-10-2015

28.10.2015, Shkup

“INKLUZIONI I ROMËVE NË ARSIMIN FILLOR: GJENDJA DHE SFIDAT”, TEMË E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT E CILA U ORGANIZUA NË KUADËR TË PROJEKTIT TUINING MË

“Arsimi si temë është i rëndësishëm meqë është çelësi i cili mund të bëj ndryshim që gjërat të jenë më të mira nga ato që janë për momentin, ta përmirësojë gjendjen, vendin dhe rolin e romëve në shoqëri dhe kontributin e tyre si për zhvillimin personal dhe zhvillimin e shoqërisë, ashtu edhe për prosperitetin e bashkësisë të cilës i përkasin. Pikërisht për këto arsye dhe për shkak të problemeve të cilat janë të pranishme, ndërkaq ndikojnë mbi zhvillimin dhe ndërtimin e personalitetit të çdo fëmijëve, e organizuam këtë Tryezë të rrumbullakët, në të cilën me institucionet kompetente, si dhe organizatat joqeveritare do të diskutojmë hapur për zgjidhjen e problemeve në këtë sferë”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në hapjen e Tryezës së rrumbullakët me temë: “Inkluzioni i romëve në arsimin fillor: gjendja dhe sfidat”, e cila u mbajt në Shkup, në kuadër të Projektit Tuining, të titulluar: “Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale” dhe të cilin e zbaton Avokati i Popullit në bashkëpunim me Zyrën e Bordit të Ombudsmanit të Austrisë Ludvig Bocman – Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Duke i prezantuar të dhënat nga hulumtimi i Avokatit të Popullit, lidhur me përfshirjen e romëve në arsimin fillor, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa theksoi se janë konstatuar më shumë gjendje.
“Numri i nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor dhe në fund të vitit nuk është i njëjtë. Shkaqet janë: dalja jashtë shtetit, puna sezonale e prindërve, shpërngulja nga një rajon/qytet në tjetër, si dhe mosinteresimi i prindërve për ndjekjen e procesit mësimor të fëmijëve të tyre. Gjithashtu, gjatë formimit të paraleleve për nxënësit e klasës së parë nuk mbahet çdoherë llogari për shpërndarjen e barabartë të nxënësve romë midis nxënësve të bashkësisë tjetër etnike, në përputhje me numrin e paraleleve të formuara”, tha znj. Bajramovska Mustafa.

Për tejkalimin e këtyre gjendjeve, Avokati i Popullit propozon më shumë rekomandime, edhe atë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, vetëqeverisja lokale dhe shkollat, secila në kuadër të kompetencave të veta të ndërmarrin masa me qëllim të mbajtjes së nxënësve romë në shkolla dhe tejkalimin e problemit me largimin e nxënësve romë nga arsimi fillor. Më tej, të realizohen të realizohen aktivitete me përfshirjen më të madhe të prindërve romë për përforcimin e kapaciteteve të tyre, ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e arsimit dhe aktivitete midis prindërve dhe fëmijëve të përkatësive të ndryshme etnike, me qëllim të respektimit të diversiteteve dhe ngritjes së shkallës së integrimit ndëretnik në të gjitha segmentet e procesit arsimor.

Përndryshe, në Tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përfaqësues të Ludvig Bocman – Instituti për të Drejtat e Njeriut të Austrisë dhe nga më shumë organizata joqeveritare.
 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise