Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT DHE ZYRËS SË KOMISARITIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA 29-10-2015

29.10.2015, Shkup

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM MIDIS AVOKATIT TË POPULLIT DHE ZYRËS SË KOMISARITIT TË LARTË PËR REFUGJATË TË KOMBEVE TË BASHKUARA

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, dhe përfaqësuesi i Zyrës së Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara në Shkup (UNHCR), z. Mohamad Arif, nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim me qëllim të avancimit të sistemit të mbrojtjes juridike në fushën e azilit dhe pashtetësisë, me çka do të mundësohet mbrojtje efektive e mbrojtjes së të drejtave individuale të garantuara me Kushtetutë dhe me legjislacionin shtetëror, me çka do të stimulohet zhvillimi i praktikave tek institucionet shtetërore, të cilat janë tërësisht në përputhje me standardet e aplikueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të së drejtës.
 
Me bashkëpunimin e institucional, për të cilin është rënë dakord, Zyra e Avokatit të Popullit dhe Zyra e UNHCR do të bashkëpunojnë përmes organizimit të aktiviteteve dhe ngjarjeve të përbashkëta, vendosjes së mekanizmave të referimit, me qëllim të zgjidhjes së rasteve individuale, organizimit të vizitave të përbashkëta monitoruese, shkëmbimit të mendimeve të ekspertëve dhe organizimit të trajnimeve, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve dhe praktikave të institucioneve përkatëse në vend.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise