Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

19-10-2015

19.10.2015, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, ZHVILLOI TAKIME ME AMBASADORËT E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, BRITANISË SË MADHE DHE GJERMANISË

Në kuadër të aktiviteteve të tij Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, zhvilloi takime të ndara me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, në të cilat u bisedua për gjendjen aktuale në shoqëri, me theks të veçantë për parandalimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe për mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet Institucioni.  
 
Në këto takime u diskutua edhe për rëndësinë e rolit të Institucionit Avokat i Popullit, për numrin e qytetarëve të cilët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe për shkaqet e tendencës së vazhdueshme të rritjes së numrit të parashtresave të parashtruara.

Ambasadorët e potencuan rëndësinë e Institucionit në shoqëri, duke e marrë parasysh gjendjen në shtet, sundimin e së drejtës dhe besimin e qytetarëve në institucione. Po ashtu, u theksua rëndësia dhe nevoja që institucionet të bashkëpunojnë me Avokatin e Popullit dhe të mos e pengojnë në kryerjen e funksionit.

Gjatë bisedimeve, ambasadorët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke e theksuar mbështetjen të cilën edhe më tej do t’ia ofrojnë Institucionit, me qëllim të fuqizimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise