Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCË: “MBROJTJA NGA DHUNA NË FAMILJE” 24-11-2011

Shkup

KONFERENCË: “MBROJTJA NGA DHUNA NË FAMILJE”

“Mbrojtja nga dhuna në familje - gruaja dhe dhuna në familje”, ishte temë e Konferencës e cila u mbajt në Shkup në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Ombudsmanit të Maqedonisë, e financuar nga fondet paraaderuese të Bashkimit Evropian – IPA, në të cilën partnerë janë Ombudsmani Nacional i Spanjës dhe Mediatori i Francës.
“Në Republikën e Maqedonisë ka shumë më tepër dhunë në familje sesa që tregojnë shifrat e institucioneve. Para së gjithash, kjo i referohet botëkuptimeve tradicionale, mentalitetit dhe mospasjes së guximit, si dhe pasigurisë së viktimës për t’iu kundërvënë dhunës.” – theksoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në fjalimin e tij me rastin e hapjes së Konferencës.

Ombudsmani potencoi se nevojitet komunikim dhe bashkëpunim i mirë i të gjitha institucioneve të cilat veprojnë në fushën e dhunës në familje. “Ky komunikim është i domosdoshëm në mënyrë që të arrihet sukses në luftimin e këtij fenomeni. Pikërisht për këtë nevojitet zhvillim i projekteve të cilët, para së gjithash, do të kenë për objektiv edukimin për pengimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.” – tha Memeti.

Zëvendëse Avokatja e Popullit, znj. Nevenka Krusharovska, duke folur për përvojat nga puna e Avokatit të Popullit në fushën e dhunës në familje, nënvizoi se për dhunën në familje parashtresat më së shpeshti i parashtrojnë gratë, të cilat bashkë me fëmijët e tyre janë viktima të këtij lloji të dhunës.

“Gruaja si viktimë e dhunës në familje është e diskriminuar dhe njëherësh asaj i cenohet e drejta themelore për jetë të denjë. Shumë shpesh, këtë lloj të dhunës tek Avokati i Popullit e denoncojnë ata që jetojnë në mjedise urbane, ndërkaq ankesat kanë të bëjnë me atë se organet policore dhe qendrat kompetente nuk i ndërmarrin masat mbrojtëse. Gjithashtu, në familjet ku ka dhunë, fëmijët janë viktima pavarësisht se a i nënshtrohen dhunës në formë të drejtpërdrejt ose janë vetëm dëshmitarë të dhunës.” – tha Krusharovska.

Për përvojat nga puna e tij në fushën e mbrojtjes nga dhuna në familje foli Ombudsmani i Aragonit, z. Fernando Garsia Visente, ndërkaq për mënyrën e luftimit të dhunës në familje në Francë diskutoi Muriel d Godmon, Udhëheqës i Komitetit të Grave pranë Organizatës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut “Amnesty international” – Francë. 

Në Konferencë morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Trupit Koordinues për Luftë Kundër Dhunës në Familje, Gjykatës Themelore Shkup – Shkup 2, Gjykatës së Apelit Shkup, Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Rekomandime

 


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise