Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PËRFUNDOI PROJEKTI PËR PROMOVIMIN E AVOKATIT TË POPULLIT SI MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL I MBËSHTETUR NGA MISIONI I OSBE-së DHE AGJENCIA SUEDEZE PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR – SIDA 03-11-2011

Shkup

PËRFUNDOI PROJEKTI PËR PROMOVIMIN E AVOKATIT TË POPULLIT SI MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL I MBËSHTETUR NGA MISIONI I OSBE-së DHE AGJENCIA SUEDEZE PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR – SIDA

Si të kontrollohen më së miri vendet në të cilat vendosen personat e privuar nga liria? Si të përmirësohet bashkëpunimi, por edhe si të implementohen më së miri rekomandimet e Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional, me qëllim të veprimit preventiv dhe dhënies ndihmë në realizimin e të drejtave të gjithë personave të cilëve, mbi çfarëdo qoftë baze, u është kufizuar liria e lëvizjes?

Për këto dilema u diskutua në tryezën e fundit të serisë së tryezave të rrumbullakëta me titull: “Avokati i Popullit-Mekanizëm Parandalues Nacional” në të cilën përveç përfaqësuesve të Seksionit për parandalimin e torturës pranë Avokatit të Popullit, morën pjesë edhe përfaqësues të: stacioneve policore, institucioneve psikiatrike, enteve ndëshkuese-korrektuese, qendrave për pranimin e të huajve dhe të azilkërkuesve nga Shkupi dhe Kumanova.

Përndryshe, këto tryeza të rrumbullakëta kishin për qëllim promovimin e rolit të Avokatit të Popullit si Mekanizëm Parandalues Nacional, ndërkaq ato ishin pjesë e Projektit për mbështetjen e Institucionit Avokat i Popullit nga ana e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtare – SIDA.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise