Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: “PËRVOJA KOMPARATIVE NGA FUSHA E PRIVIMIT NGA LIRIA DHE ROLI I AVOKATIT TË POPULLIT” 06-10-2011

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: “PËRVOJA KOMPARATIVE NGA FUSHA E PRIVIMIT NGA LIRIA DHE ROLI I AVOKATIT TË POPULLIT”

Në kuadër të Projektit “Tuining” për mbështetjen e Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë, në të cilin partnerë tuining të Avokatit të Popullit janë Avokati i Popullit i Spanjës dhe ai i Francës, më datë 6 dhe 7 Tetor, në Shkup, u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temë: “Përvoja komparative nga fusha e privimit nga liria dhe roli i Avokatit të Popullit”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, duke e potencuar kënaqësinë e tij nga prezenca e kolegëve të Spanjës dhe Francës dhe mundësinë për shkëmbimin e përvojave në këtë fushë tejet delikate, njëherësh theksoi: “Në këtë takim tanimë edhe konkretisht mund të flasim për aktivitete të ndërmarra nga ana e Mekanizmit tonë Parandalues Nacional, sepse ai tanimë është operativ dhe ne mund të lavdërohemi se janë realizuar më tepër vizita nëpër vendet e privimit nga liria dhe gjithsesi në bazë të kësaj janë miratuar edhe konstatime dhe rekomandime”.
Sipas tij: “Është shumë е rëndësishme pjesëmarrja e përfaqësuesve të të gjitha organeve relevante, të cilat në çfarë do qoftë mënyre janë kompetente për realizimin e të drejtave të personave të privuar nga liria, për arsye se vendosja, që nga fillimi, e një praktike të caktuar në mënyrën e bashkëpunimit luan rol të madh në aspekt të funksionimit efektiv në përputhje me standardet e OPKAT-it”. 

Për procedurën policore gjatë privimit nga liria foli znj. Zhaklina Prosaroska, këshilltare policore për rendin dhe qetësinë publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërkaq për: “Reformat rrjedhëse në sistemin penitenciar me theks mbi masat alternative për privimin nga liria” – foli Lidija Gavrillovska, drejtoreshë e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, ndërsa për: “De facto dhe De jure privimi nga liria”, foli Vllado Ortakov, nënkryetar i parë dhe anëtar i Komitetit Kundër Torturës pranë Këshillit të Evropës.  

Për përvojat në mbrojtjen e të drejtave të personave të privuar nga liria me theks të veçantë mbi të miturit dhe të huajt folën: përfaqësuesi i Ombudsmanit të Francës, z. Zhan Fransoa Grato dhe përfaqësuesit e Ombudsmanit të Spanjës, znj. Ester Pino Gamareo dhe z. Andreas Himenes.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të pushtetit gjyqësor, sektorit joqeveritar dhe Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Qytetit të Shkupit.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise