Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZA TË RRUMBULLAKËTA NË MANASTIR, SHTIP DHE TETOVË ME TEMË: “AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL” 28-09-2011

MANASTIR, SHTIP DHE TETOVË

TRYEZA TË RRUMBULLAKËTA NË MANASTIR, SHTIP DHE TETOVË ME TEMË: “AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZËM PARANDALUES NACIONAL”

Nga data 28 deri më 30 Shtator në organizim të Avokatit të Popullit – Seksionit për parandalimin e torturës, ndërkaq në bashkëpunim dhe mbështetje të Misionit të OSBE-së dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA, në Manastir, Shtip dhe Tetovë u mbajtën tryeza të rrumbullakëta me temë: “Avokati i Popullit- Mekanizëm Parandalues Nacional”. Në këto tryeza morën pjesë përfaqësues të stacioneve policore, sektorët e punëve të brendshme, institucionet ndëshkuese-korrektuese, entet speciale dhe spitalet psikiatrike, përfaqësuesit e pushtetit lokal, universitetet shtetërore, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Për Obligimet të cilat rezultojnë nga Protokolli Fakultativ i Konventës Kundër Torturës dhe formimi i Nënkomitetit të KB-së për Parandalimin e Torturës, në tryezat e rrumbullakëta fjalim mbajti Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti dhe Zv./Avokatja e Popullit, znj. Liljana Ilievska.   

Në këto tryeza të rrumbullakëta u prezantua Protokolli Fakultativ i Konventës Kundër Torturës, si dhe themelimi i Mekanizmit Parandalues Nacional në kuadër të Avokatit të Popullit, i cili ka mandat dhe autorizim për të kryer vizita të rregullta të paralajmëruara dhe të paparalajmëruara në të gjitha vendet ku personat privohen nga liria.
Me këtë rast, pjesëmarrësit u njoftuan me procesin e themelimit të këtij Mekanizmi në përbërje të Avokatit të Popullit, si seksion i veçantë për parandalimin e torturës, si dhe u informuan me sfidat dhe vështirësitë në punën e Mekanizmit Parandalues Nacional.

Si konkluzion i këtyre tryezave të rrumbullakëta rezultoi nevoja për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm midis institucioneve me Mekanizmin Parandalues Nacional, por edhe nevoja për t’u kuptuar rëndësia e vizitave parandaluese të cilat do të çojnë deri në identifikimin dhe analizimin e rreziqeve të mundshme për dukurinë e torturës, si dhe instalimin e mekanizmave mbrojtës në vendet ku mbahen persona të privuar nga liria.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise