Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR BASHKËPUNIM NDËRINSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI DHE MONITORIMI I PARIMIT TË PËRFAQËSIMIT TË DREJTË DHE ADEKUAT 26-09-2011

Shkup

TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR BASHKËPUNIM NDËRINSTITUCIONAL PËR MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI DHE MONITORIMI I PARIMIT TË PËRFAQËSIMIT TË DREJTË DHE ADEKUAT

Më datë 26 Shtator, në bashkëpunim dhe mbështetje të Misionit të OSBE-së nëShkup, Avokati i Popullit organizoi Tryezë të rrumbullakët me temë: “Bashkëpunimi ndërinstitucional i organeve përgjegjësepër mbrojtje nga diskriminimi dhe monitorimi i parimit të përfaqësimit tëdrejtë dhe adekuat”.

Qëllimi kryesor i kësaj Tryeze ishte tubimi në një vend i të gjithaorganeve të cilat veprojnë në mbrojtjen nga diskriminimi dhe monitorimin eparimeve të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, me qëllim të prezantimit tëpunës dhe kompetencave të çdo organi dhe institucioni që punojnë në këtë fushë,por edhe të konceptohen bazat mbi të cilat do të themelohet bashkëpunimi iardhshëm, me qëllim të mbrojtjes efektive të të drejtave të qytetarëve.

Si rezultat i diskutimeve të zhvilluara, rezultuan disa konkluzione edheatë për bashkëpunimin në planin e edukimit të qytetarëve dhe promovimin emundësive për mbrojtjen e tyre nga diskriminimi, përfshirjen e personelitgjyqësor në takimet e këtij lloji të cilët do të organizohen në të ardhmen, poredhe ndërmarrjen e aktiviteteve të përbashkëta për parandalimin dhe mbrojtjennga diskriminimi dhe format e tij, iniciativa të përbashkëta për ndryshime tëkornizës ligjore, si dhe bashkëpunimin me gjykatat dhe mediat si instrument tërëndësishëm për promovimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenine diskriminimit.    


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise