Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCË PËR “ROLIN E OMBUDSMANIT NË LUFTËN KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE PARANDALIMIT TË TORTURËS” <BR> 09-06-2011

Ohër

KONFERENCË PËR “ROLIN E OMBUDSMANIT NË LUFTËN KUNDËR DISKRIMINIMIT DHE PARANDALIMIT TË TORTURËS”

“Roli i ombudsmanit në luftën kundër diskriminimit dhe parandalimit të torturës” ishte tema në të cilën diskutuan përfaqësuesit e institucioneve të ombudsmanëve të Rajonit, Komiteti Kundër Torturës i Këshillit të Evropës (KKT) dhe Nënkomiteti për Parandalimin e Torturës pranë Kombeve të Bashkuara (NPT) në Konferencën dyditore e cila, nga data 09 deri më 11 qershor, u mbajt në Ohër.

Për format më të shpeshta të diskriminimit, praktikave të mira, si dhe sfidat dhe vështirësitë gjatë realizimit të funksionit foli Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti. Sipas tij, përballja me diskriminimin paraqet sfidë sepse format me të cilat manifestohet janë të panumërta. Përvojat në këtë temë i shpalosi z. Arben Shkëmbi-ndihmës ombudsman nga Republika e Shqipërisë, ndërsa nga Republika e Kroacisë z. Dejan Paliq-zëvendës avokat i popullit.

Në temën: “Sfidat dhe vështirësitë gjatë realizimit të funksionit të mekanizmit parandalues nacional” foli z. Ivan Shelif-zëvendës ombudsman i Republikës së Sllovenisë dhe njëherësh koordinator i  aktiviteteve të seksionit të MPN-së, si dhe Ignasio de Parada këshilltar shtetëror në seksionin e MPN-së në Mbretërinë e Spanjës.

Përndryshe, Konferenca u organizua nga Ombudsmani i Maqedonisë me mbështetje të Misionit të OSBE-së dhe Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar – SIDA. 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise