Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

TAKIM TEMATIK “ROLI I OMBUDSMANËVE NË MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA NDËSHKIMI FIZIK DHE PSIKIK” 20-05-2011

Shkup

TAKIM TEMATIK “ROLI I OMBUDSMANËVE NË MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA NDËSHKIMI FIZIK DHE PSIKIK”

“Ndëshkimi fizik i fëmijëve dhe keqtrajtimi psikik akoma është i pranishëm në familje, shkolla, institucione për përkujdesjen e fëmijëve dhe në rrugë. Gjithashtu, ky lloj i ndëshkimit të fëmijëve dhe keqtrajtimi i tyre psikik nuk identifikohet dhe nuk trajtohet si shkelje e të drejtave të fëmijës, ndërkaq shpeshherë nga publik i gjerë, por edhe nga opinioni profesionist justifikohet dhe trajtohet si pjesë e rolit edukativ të prindërve dhe mësimdhënësve.

Pikërisht për këtë, përmes kornizës ligjore, në mënyrë eksplicite duhet të ndalohet ndëshkimi fizik i fëmijëve në të gjitha sferat (familje, arsim, institucione, në rrugë dhe ngjashëm), të precizohet dhe unifikohet se çka paraqet ndëshkimi fizik i fëmijëve dhe i njëjti të sanksionohet, si dhe të përcaktohen por edhe të shqiptohen sanksione më të rrepta kundër personave që kryejnë ndëshkim fizik mbi fëmijët.

Këto janë një pjesë e konkluzioneve dhe rekomandimeve nga takimi tematik “Roli i ombudsmanëve në mbrojtjen e fëmijëve nga ndëshkimi fizik dhe psikik”, i cili u mbajt më datë 20 maj në Shkup. Takimi u organizua nga Zyra e Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe Organizata Norvegjeze “Shpëtoni Fëmijët”. Në të morën pjesë përfaqësues të më tepër vendeve: Sllovenia, Kroacia, Republika Serbe, Serbia, Vojvodina, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina-anëtare të Rrjetit të Ombudsmanëve për Fëmijë nga Evropa Juglindore CRONSEE.

“Maqedonia nuk mund të shikohet e izoluar nga shoqëritë e tjera të rajonit, sa u përket të drejtave të fëmijës. Sipas analizës së Zyrës së Avokatit të Popullit mund të konstatohet se puna e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të cilët janë viktima të dhunës, akoma nuk është në nivel të kënaqshëm” – tha në fjalimin e tij Avokati i Popullit z. Ixhet Memeti.

Sipas tij, domosdo nevojitet punë në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve harmonike, fillimisht në familje, që do të ishte një lloj pajtimi. “Në qoftë se kjo nuk mund të ndodhë, shoqëria doemos duhet t’i përforcojë institucionet në të cilat do t’i vendoste këta fëmijë dhe t’u mundësojë kapacitete të mjaftueshme materiale dhe kadrovike” – tha z. Memeti. 

Udhëheqësi i Programit “Shpëtoni Fëmijët”, Zyra Rajonale për Evropën Juglindore–Sarajevë (BeH), z. Ahmed Pjano, nënvizoi se përmes mediave duhet të promovohet një marrëdhënie e ndryshme ndaj fëmijëve e cila do të bazohej mbi besimin, komunikimin, dialogun. 

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise