Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 25-09-2019

    AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË...

    më shumë
  • 12-08-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME NGJARJET E FUNDIT ME DJEGIEN E...

    më shumë
  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCË ME TEMË: “KUFIZIMI I TË DREJTËS SË LËVIZJES SË LIRË TË ROMËVE GJATË DALJES NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR” 14-10-2015

14.10.2015, Shkup

KONFERENCË ME TEMË: “KUFIZIMI I TË DREJTËS SË LËVIZJES SË LIRË TË ROMËVE GJATË DALJES NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR”

“Ndërprerje e praktikës së diskriminimit sistematik në bazë të përkatësisë etnike dhe racore të romëve në pikat e kalimit kufitar, pavarësisht paragjykimeve dhe stereotipave personale të personave të autorizuar zyrtarë. Harmonizim i politikave të migrimit nacional me standardet ndërkombëtare dhe veçanërisht me praktikën gjyqësore të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut.

Këto janë në pjesë e rekomandimeve të cilat rezultuan nga Konferenca me temë: “Kufizimi i të drejtës së lëvizjes së lirë të romëve gjatë daljes në pikat e kalimit kufitar”, e cila në organizim të Avokatit të Popullit dhe në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si dhe Misionin e OSBE-së në Shkup, u mbajt më datë 14 tetor në Shkup.

“Përvojat, veçanërisht ato tonat, tregojnë se shoqëritë të cilat kanë diversitete etnike u ekspozohen dukurive të diskriminimit. Së këtejmi, funksionimi i shoqërisë multietnike, siç është e jona, imponon vetëdijesim dhe mirëkuptim, tolerancë dhe respektim të diversiteteve, përkatësisht parandalimin e ndarjeve dhe përjashtimeve mbi çfarëdo qoftë baze dhe veçanërisht mbi baza etnike”, tha Avokati i Popullit, Ixhet Memeti në hapjen e kësaj Konference.

Sipas tij, garantimi i të drejtës për barazi dhe lufta kundër diskriminimit duhet të kultivohen si standarde më të larta në korpusin e të drejtave dhe lirive themelore.

Duke folur për “Problemet e romëve gjatë kalimit të pikave kufitare, Zëvendësja e Avokatit të Popullit, znj. Vaska Bajramovska Mustafa, theksoi se Avokati i Popullit gjatë punës dhe veprimit të tij me lëndë të caktuara, konstatoi se në Republikën e Maqedonisë diskriminimi është veçanërisht evident ndaj grupeve më vulnerabile të qytetarëve, grupeve të margjinalizuara, përfshirë edhe bashkësinë etnike rome.

“Pas liberalizimit të vizave, kjo dukuri është vërejtur në pikat e kalimit kufitar gjatë daljes nga shteti, veçanërisht ndaj qytetarëve të bashkësisë rome të cilët edhe pse janë të pajisur me dokumentet e nevojshme mbahen dhe më pas kthehen në shtet.” – tha Barjamovska Mustafa.

Përndryshe, në këtë Konferencë, me diskutimet e tyre, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komisionit Evropian Kundër Racizmit dhe Jotolerancës, OSBE-ODIHR dhe KHAM nga Dellçeva.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

tetor 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Sht

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise