Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Organet para të cilave veprohed

Avokati i Popullit ka kompetencë të veprojë kundrejt këtyre organeve:



Qeverisë së Republikës së Maqedonisë:

  • hërbimeve;
  • komisioneve;
  • sekretariateve;


Ministrive:

1. Organeve përbërëse të ministrive:

  • drejtorive (të ekzekutimit të sanksioneve, të çështjeve pronësore - juridike, të doganave, të të ardhurave publike, të ekonomisë së ujërave, të veterinarisë, të hidrometeorologjisë, të kadastrës dhe të pronës së patundshme etj.);
  • inspektorateve (të administratës, devizore, tregtare, të bujqësisë, të ndërtimtarisë dhe të urbanizmit, të mjedisit jetësor dhe komunal);
  • fondeve (të sigurimit shëndetësor, të sigurimit pensional e invalidor, të mjedisit jetësor dhe të ujërave);
  • enteve (të statistikës, të gjeodezisë etj.)
  • byrove (të ekspertizave gjyqësore, të mbrojtjes së pronës industriale, të turizmit, të zhvillimit të arsimit, të viseve ekonomikisht të pazhvilluara, të barërave etj.);
  • agjencive (të emigracionit, të informatave, të rinisë dhe të sporteve, të zhvillimit dhe të investimit);
  • shërbimeve (të mjedisit jetësor, të hapësirës informative, të standardizimit dhe të meteorologjisë etj);
  • institucioneve shëndetësore (spitaleve, ambulancave, qendrave psikiatrike dhe neuropsikiatrike, shtëpive të pleqëve dhe jetimoreve);
  • institucioneve arsimore (të arsimit parashkollor, fillor, të mesëm dhe sipëror);
  • qendrave të punëve sociale.


2. Njësive rajonale

Avokati i Popullit intervenon edhe në punën e ndërmarrjeve publike, shërbimeve dhe enteve  nga sfera  e: komunikacionin hekurudhor, postë, telekomunikacione, elektrodistribucion, radio dhe televiozion, ndërmarrjet banesore dhe komunale, si dhe në organet e vetqeverisjes lokale.




Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise