Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 16-03-2017

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË...

    më shumë
  • 03-03-2017

    APEL I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME INVOLVIMIN E FËMIJËVE NË PROTESTA

    më shumë
  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Zëvendësit

 

Vaska Bajramovska Mustafa

  • Ka lindur më1971 në fshatin Moranë, Shkup;
    1992-1996 – ka punuar si bashkëpunëtore me honorar - gazetare në RTVM;
  • 1996 – ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup;
  • 1996-2006 -  është punësuar si gazetare/redaktore në Redaksinë e gjuhës rome – TV “Bijandipe” (“Rilindja”), pranë RTVM-së, ndërkohë që në këtë periudhë informon për gjendjen e të drejtave të njeriut të pjesëtarëve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë dhe në Evropë;
  • 2005-2006 – bëhet anëtare e grupit të ekspertëve për punësim pranë Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve – ЕСМI;
  • 2006 – është punësuar si Bashkëpunëtore në Institucionin Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë, ku ushtron më shumë detyra pune në lidhje me të drejtat e qytetarëve nga fusha e të drejtave të konsumatorëve, mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor, mbrojtjes dhe sigurisë sociale dhe të drejtës për arsim;
    Si përfaqësuese e Avokatit të Popullit emërohet anëtare e grupit të punës të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e Planit të veprimit për të drejtat e njeriut dhe diskriminimin dhe pjesëmarrjen politike të grave – rome në Republikën e Maqedonisë, konform Strategjisë për Romët në Republikën e Maqedonisë;
  • 2009 – bëhet Këshilltare Shtetërore e Avokatit të Popullit dhe punon në Seksionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara;
  • Është anëtare e Komisionit Nacional për të Drejtat e Fëmijëve dhe Nëngrupit të Trafikimit të Fëmijët, anëtare e Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës tek të Miturit, si dhe përfaqësuese e Seksionit në Rrjetin e Ombudsmanëve për Fëmijë në EJL – CRONSEE;
  • 2013 – e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • 22.07.2013 – është zgjedhur Zëvendëse Avokate e Popullit.

 

Jovan Andonovski

  • I lindur në vitin 1980 në Shkup, Republika e Maqedonisë.
  • Ka diplomuar në shkencat juridike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup;
  • 2001 – studimet e specializimit për të drejtën ndërkombëtare i ka kryer në Universitetin Jagiellonski” në Krakov, Republika e Polonisë;
  • 2015 – ka doktoruar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup, në Katedrën e të Drejtës Romake;
  • 1999 - 2002 ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në Projektin e Institutit Nacional Demokratik;
  • 2003 - 2006 ka punuar si avokat praktikant;
  • 2006 është emëruar zëvendës-drejtor i Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë;
  • 2007 - 2009 ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme;
  • 2009 - 2014 ka qenë sekretar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane;
  • 2015 – ka punuar si këshilltar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane;
  • 2015 – e ka fituar titullin Docent i Fakultetit Juridik pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip;
  • Në muajin tetor të vitit 2016 është zgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit.
  • Flet gjuhën angleze, gjermane dhe polake. Është autor i publikimeve të numërta shkencore dhe veprave nga fusha e së drejtës, si brenda shtetit ashtu edhe jashtë tij.
 

Suzana Saliu

  • Ka lindur në vitin 1960 në Saraj – Shkup.
  • 1979 – shkollën e mesme e ka kryer në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup;
  • 1984 – ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Prishtë;
  • 1985- ka punuar si gazetare në gazetën në gjuhën shqipe “Flaka e Vëllazërimit”, përkatësisht “Flaka” në NGB “Nova Makedonia”;
  • 1997 – është zgjedhur Zëvendëse e Avokatit të Popullit;
  • 2004 – e ka dhënë provimin e jurisprudencës në Shkup;
  • 2006 – është zgjedhur anëtare e Këshillit Drejtues dhe nënkryetare e Shoqatës Civile “Transparencë – zero korrupsion” e cila më pas u bë anëtare e “Transparency International” me seli në Berlin;
  • 2008 – ka magjistruar në shkencat juridike – administrative, në temën: “Ombudsmani – përvoja evropiane dhe përvoja në Republikën e Maqedonisë”;
  • 2008 – është zgjedhur këshilltare e rregullt juridike në “Transparencë – zero korrupsion”;
  • 2009 – është zgjedhur prokurore publike në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup;
  • 2009 – është zgjedhur nënkryetare e Këshillit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve;
  • 2011 – është zgjedhur deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;
  • 2015 – është emëruar drejtoreshë e Qendrës për Menaxhimin me Kriza;
  • 2016 – përsëri është zgjedhur Zëvendëse e Avokatit të Popullit.
 

Daut Selimi

  • I lindur më datë 30.01.1953 në fshatin Kollar.
  • Në vitin 1997 diplomon në Fakultetin juridik në Prishtinë;
  • Në vitin 1997 punësohet si praktikant në Gjykatën Themelore në Kërçovë;
  • Në vitin 1979 zgjedhet gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Themelore për kundërvajtje në Kërçovë;
  • Në vitin 1986 sërish zgjedhet gjyqtar në Gjykatën e njëjtë;
  • Prej vitit 1986 deri në vitin 1991 ushtron funksionin e kryetarit të Shoqatës për të drejtat e njeriut;
  • Në vitin 1987 emërohet bashkëpunëtor profesional në Gjykatën për kundërvajtje në Kërçovë;
  • Në vitin 1995 emërohet udhëheqës u seksionit penal, civil dhe jokontestimor në Gjykatën Themolore në Kërçovë;
  • Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Këshillit të Komunës Zajas;
  • Në vitin 2004 ka qenë kryetar i Seksionit për mbrojtje në njësinë rajonale të Kërçovës;
  • Në vitin 2004 ka qenë kryetar i Kryqit të Kuq në Kërçovë, anëtar i Këshillit ekzekutiv të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Komisionit statutor të kësaj organizate humanitare;
  • Më datë 15.07.2005 zgjedhet zëvendës i Avokatit të Popullit.
  • 22.07.2013 – është rizgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit.

Naser Veseli

  • Ka lindur më 20.04.1958 në fshatin Likovë - Komuna Likovë;
  • 1990 – ka diplomuar në Fakultetin Juridik;
  • 1990 – ka punuar si bashkëpunëtor i avokatit;
  • 1994 – ka punuar si inspektor tatimor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike të Ministrisë së Financave në Kumanovë;
  • 2002 – bëhet këshilltar – inspektor i Drejtorisë Rajonale Shtip – Seksioni i tatimeve në Kumanovë;
  • 15.07.2005 – është zgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit;
  • 22.07.2013 – është rizgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit.
 

Irina Stojanovska

  • Ka lindur më 11.01.1975 në Tetovë;
  • 1993 – ka kryer maturën në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë;
  • 1997 – ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • 2000 – e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • 2001-2002 – ka punuar si juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës në zyrë  noterie në Tetovë;
  • 2002 – është punësuar në Gjykatën Themelore Tetovë si bashkëpunëtore profesionale;
  • 2005 – është avancuar në bashkëpunëtore gjyqësore në Gjykatën Themelore Tetovë;
  • 22.07.2013 – është zgjedhur Zëvendëse Avokate e Popullit.
 

Sllavço Timov

  • Ka lindur më 26.01.1962 në Strumicë;
  • 1985 – Punësimin e parë e ka realizuar si student në Fabrikën Schindler AG në Lucern - Zvicër;
  • 1988 – ka kryer Fakultetin për Shkenca Juridike dhe Politike në Shkup;
  • 1992-1993 – ka punuar si praktikant në zyrë avokati;
  • 1994 – e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • 1994 - 1996 – është pronar i firmës private;
  • 1998-2003 – ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore Strumicë;
  • 2003-2009 – është avancuar në Bashkëpunëtor të lartë në Gjykatën Themelore Strumicë;
  • 2009-2013 – punon si Bashkëpunëtor i lartë gjyqësor në Gjykatën Themelore Strumicë;
  • 22.07.2013 – është zgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit.
 

Elena Gjorgonoska Manevska

  • Ka lindur më 05.08.1970 në Strugë, ku e ka kryer arsimin fillor;
  • 1989 – ka kryer maturën në Shkollën e Mesme Ekonomike “Shën Kliment Ohridski” në Ohër;
  • 1995 – ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • 1995 - 1999 – ka qenë praktikante – vullnetare në Prokurorinë Themelore Publike Shtip;
  • 1998 – e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • 1999 -2002 – punon si referente në ShPTSh “Gjordon – Vlladimir” ShpKPV;
  • 2002 - 31.08.2002 – punon si referente për punë juridike dhe marrëdhënie të punës në ShPTSh “Gjordon – Vlladimir” ShpKPV;
  • 2002 -2004 – punon si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore Shtip;
  • 2005-2007 përsëri punon si referente për punë juridike dhe marrëdhënie të punës në ShPTSh “Gjordon – Vlladimir” ShpKPV;
  • 2007 -2009 është punësuar si Këshilltare – për regjistrimin e të drejtave të patundshmërisë në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive – Seksioni për kadastër të patundshmërive - Shtip;
  • 2009 – ka qenë këshilltare – këshilltare e mëvetësishme e prokurorit publik në Prokurorinë Publike Shtip;
  • 22.07.2013 - është zgjedhur Zëvendëse Avokate e Popullit.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise