Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 18-07-2017

    U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Ish zëvendësit

 

Vasil Jovanovski

  • Ka lindur më 02.12.1951 në fshatin Optiçar, Manastir;
  • 1973 – ka kryer shkallën e parë të Fakultetit Juridik;
  • 1977 – punësohet në Kuvendin e Komunës Demir Hisar si referent në kadastër;
  • 1980 – punon në Shërbimin për punë me qytetarët në “Stopanska Banka” – Ohër;
  • 1986 -1993 – ka punuar në “Lubjanska Banka” – ekspozitura në Manastir;
  • 1993 – ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • 1993 – 1997 – ka punuar në “Lubjanska Banka – ekspozitura në Manastir, në vend pune – përfaqësues i Bankës në kontestet gjyqësore në Manastir, Prilep, Ohër dhe Resnjë;
  • 1997 – E ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • 1998 – 2002 – ka punuar si avokat në zyrën e tij individuale;
  • 2002 – ka punuar në “Elektrodistribucion” – Manastir, si referent juridik për përfaqësim në konteste gjyqësore;
  • 2002-2003 – ka punuar në Sektorin juridik të “REK Bitolla”, si referent i mëvetësishëm për informim;
    2006 – ka punuar në NKP “Vodovod” Manastir, si udhëheqës i Njësisë së punës për punë të përbashkëta;
  • 22.07.2013 – është zgjedhur Zëvendës Avokat i Popullit.

Tripun Tanushevski

  • I lindur më datë 04.02.1951, në fsh. Neproshen të Tetovës;
  • Prej vitit 1963 jeton në Shkup ku ka përfunduar shkollën fillore dhe e ka kryer shkollën e mesme dhe arsimimin sipëror;
  • Në vititn 1975, pas diplomimit në Fakultetin juridik në Shkup, punësohet si avokat praktikant dhe pastaj karrienën e tij e vazhdon si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë publike komunale - Shkup dhe jep edhe provimin e judikaturës;
  • Në vitin 1981 punon si referent i mëvetësishëm profesional në shërbimin juridik dhe shef i Shërbimit të përgjithsëm në KJUBI – “Makedonija” – qendra në Shkup;
  • Në vitin 1987 zgjedhet gjyqtar në Gjykatën Themelore Shkup I – Shkup;
  • Më datë 27.11.1997 zgjedhet zëvendës i Avokatit të Popullit.
  • Më datë 01.02.2006 është rizgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit.

Nashide Ibraimi

  • E lindur më datë 30.03.1964 në Shkup;
  • Në vitin 1982 maturën e ka kryer në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup;
  • Në vitin 1990 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup dhe pastaj ka punuar si avokate praktikante:
  • Në vitin 1993 është punësuar në Drejtorinë për Çështje Pronësore – Juridike të Ministrisë së Financave;
  • Në vitin 1998 e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Në vitin 2004 është emëruar si drejtuese e Seksionit për çështje pronësore – juridike në Çair të Ministrisë së Financave;
  • Në muajin shkurt të vitit 2005 është zgjedhur zëvendëse e Avokatit Publik në Avokaturën Publike në Shkup;
  • Më datë 01.02.2006 është zgjedhur zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Dragi Celevski

  • I lindur më datë 02.01.1960 në Shkup;
  • Në vitin 1984 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • Në vitin 1987 është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, ku ka ushtruar më tepër detyra pune;
  • Në vitin 1990 e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Në vitin 1997 ëshët emëruar drejtor i Drejtësisë për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe pastaj është emëruar si këshilltar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjës për përgatitjen e Stategjisë për reforma në procesin evointegrues;
  • Në muajin mars të vitit 2005 është emëruar sekretar i përgjithshëm në Institucioni Avokati i Popullit në Shkup;
  • Me datë 01.02.2006 është zgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit;
  • Në vitin 2006 i përfundon studimet posdiplomike në temë: “E drejta ndëshkimore dhe kriminologjia”.

Nevenka Krusharovska

  • E lindur më datë 29.08.1950 në fsh. Dedebalc të Manastirit, ku e ka kryer shkollën fillore;
  • Në vitin 1970 ka kryer maturën në Shkollën e Mesme Ekonomike “Boris Kidriç” në Manastir;
  • Në vitin 1976 diplomoi  në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • Në vitin 1977 punësohet si praktikante në “Bankën bujqësore” – Sarajevë -  “Banka Themelore” në Zenicë të Bosnjë e Hercegovinës;
  • Pas dhënies së provimit si praktikante, zgjidhet shefe e shërbimit juridik në Bankën e Zenicës;
  • Në vitin 1979 punon si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë;
  • Në vitin 1985 jep provimin e jurisprudencës dhe menjëherë zgjidhet bashkëpunëtore e lartë, pastaj këshilltare e mëvetësishme dhe në fund këshilltare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, titulli më i lartë profesional në atë kohë;
  • Në vitin 1997 nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë zgjidhet Zëvendëse e Avokatit të Popullit, ndërsa në vitin 1999 nga Avokati i Popullit emërohet udhëheqëse e Seksionit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
  • Më datë 01.02.2006 është rizgjedhur zëvendës i Avokatit të Popullit.

Marina Obadiq

  • E lindur në vitin 1960 në Tetovë.
  • Në vitin 1986 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Prishtinë;
  • Në vitin 1986 punësohet si referente për veprimtari normative në KEK “Jugohrom” – Jegunovc, ndërsa më pas është emëruar në vendin e punës drejtoreshë për punë juridike dhe kadrovike në SHA “Jometale” (“Nemetali”);
  • Në vitin 2003 ka dhënë provimin e jurisprudencës;
  • Më datë 15.07.2005 zgjidhet Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Liljana Ilievska

  • E lindur në vitin 1961 në Manastir.
  • Në vitin 1983 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Manastir;
  • Në vitin 1984 punësohet në KBI “Pelagonia” si juriste e diplomuar ku ka kryer punë dhe detyra nga fusha e marrëdhënieve pronësore-juridike, të sigurimit dhe ka vepruar sipas lëndëve kontestimore dhe jashtëkontestimore;
  • Në vitin 1998 bëhet anëtare aktive e OJQ “Shtigjet qytetare” në Manastir;
  • Në vitin 2004 punësohet si këshilltare shtetërore në zyrën rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir;
  • Më datë 15.07.2005 zgjidhet Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Rajna Panovska

  • E lindur në vitin 1958 në Strumicë.
  • Në vitin 1979 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • Në vitin 1979 punësohet si inspektore e punës në organin e administratës së Kuvendit të Komunës së Shtipit;
  • Në vitin 1986 zgjidhet kryeshefe e Seksionit për drejtori të përgjithshme me mandat prej katër vjetësh në Kuvendin e Komunës së Shtipit;
  • Në vitin1989 emërohet sekretare e Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Komunës së Shtipit;
  • Në vitin 1992 punësohet si inspektore e tregut republikan në Ministrinë e Ekonomisë;
  • Në vitin 2003 sistematizohet në vendin e punës udhëheqëse e Seksionit për mbikëqyrje inspektuese në kuadër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut;
  • Më datë 15.07.2005 zgjidhet Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Sllavjanka Mihajloviq

  • E lindur në vitin 1959 në Gjevgjeli.
  • Në vitin 1985 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup;
  • Në vitet prej 1986-1994 ka punuar si sekretare për punë juridike në OP “Treska” në Strumicë;
  • Në vitin 1996 e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
    Në vitin 1999 ka punuar si avokate e pavarur dhe njëherësh ka qenë edhe delegate e Kuvendit të Dhomës së Avokatisë.
  • Më datë 15.07.2005 zgjidhet Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Lupço Ivanovski

  • I lindur në vitin 1958 në Shkup.
  • Në vitin 1977 ka kryer maturën në Gjimnazin “Gjeorgi Dimov” në Shkup.
  • Në vitin 1983 ka diplomuar në Fakultetin juridik në Shkup;
  • Në vitin 1984 punësohet si praktikant në Prokurorinë Publike Komunale në Shkup;
  • Në vitin 1985 e ka dhënë provimin e jurisprudencës;
    Në vitin 1987 zgjidhet zëvendësprokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup;
  • Në vitin 1993 bëhet avokat i regjistruar në Dhomën Avokatisë të Republikës së Maqedonisë;
  • Më datë 27.11.1997 zgjidhet Zëvendës Avokat i Popullit.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise