Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 18-07-2017

    U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

    më shumë
  • 26-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE NGA...

    më shumë
  • 20-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



MPN në RM

Mekanizmi Parandalues Nacional konform Protokollit Fakultativ ndaj Konventës Kundër  Torturës dhe Llojeve tjera të Trajtimit Brutal, Jonjerëzor, Nënçmues ose Ndëshkues është organ i cili rregullisht e analizon trajtimin e personave të privuar nga liria, me qëllim të përforcimit, nëse është e nevojshme, të mbrojtjes së tyre nga tortura dhe llojet e tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues, organeve përkatëse u jep rekomandime me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe trajtimit të personave të privuar nga liria dhe parandalimit të torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues, duke i marrë parasysh normat relevante të Kombeve të Bashkuara, si dhe paraqet propozime dhe pikëpamje të veta në lidhje me ligjet ekzistuese ose draft ligjet.

Me Ligjin për Ratifikimin e Protokollit Fakultativ, Republika e Maqedonisë ka dhënë deklaratë se Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë përcaktohet për të vepruar si Mekanizëm Parandalues Nacional, ndërsa në bashkëpunim dhe në bazë të pëlqimit paraprak të Avokatit të Popullit edhe organizatat joqeveritare dhe organizatat të cilat kanë statusin e organizatave humanitare në Republikën e Maqedonisë, mund të ndërmarrin disa nga kompetencat e MPN.
Pas miratimit të Ligjit për Ratifikimin e Protokollit Fakultativ nga Republika e Maqedonisë, me të cilin Avokati i Popullit u përcaktua si trup nacional për parandalimin e torturës, u ndërmorën hapat e nevojshëm për formimin e tij. Duke i ndjekur rekomandimet e Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës pranë Kombeve të Bashkuara, në kuadër të Avokatit të Popullit u formua Seksioni i veçantë - Mekanizmi Parandalues Nacional (MPN), detyrë kryesore e të cilit është parandalimi i torturës dhe llojeve tjera të trajtimit brutal, jonjerëzor, nënçmues ose ndëshkues.

MPN-ja në Republikën e Maqedonisë, konform kompetencave që dalin nga Protokolli Fakultativ ka qasje në të gjitha informatat të cilat kanë të bëjnë me numrin e personave të privuar nga liria, si dhe me numrin dhe vendndodhjen; ka qasje në të gjitha informatat që kanë të bëjnë me trajtimin e këtyre personave, si dhe kushtet e privimit të tyre nga liria; ka qasje në të gjitha vendet e privimit nga liria dhe instalimet e objektet e tyre; ka mundësi për të biseduar pa mbikëqyrje me personat e privuar nga liria edhe atë pa dëshmitarë, personalisht ose me përkthyes, nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme, si dhe me çdo person tjetër për të cilin mekanizmi parandalues nacional beson se mund të ofrojë informacione relevante; ka lirinë për t’i zgjedhur vendet të cilat dëshiron t’i vizitojë dhe personat me të cilët dëshiron të zhvillojë bisedoj; si dhe të drejtën e kontakteve me Nënkomitetin për Parandalim, të njëjtit t’i dërgohen informata dhe të mbahen takime.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise