Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Mbrojtja e të drejtave të femijeve: Procedura

Parashtresën mund ta dorëzojë vetë fëmiu, prindi apo kujdestari në emër  të fëmiut dhe ndonjë person tjetër, ndonjë organ apo organizatë, që konstatojnë se është shkelur ndonjë e drejtë e fëmiut. Personi i obliguar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, përderisa informatat e këtilla i vërteton përmes mjeteve të informimit, apo në ndonjë mënyrë tjetër dhe me vetëiniciativë dëshiron të ngrejë procedurë për mbrojtjen e të drejtave të fëmiut të caktuar. Gjithsesi këto kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave dhe të lirive kushtetuese dhe ligjore të fëmijëve nga organet dhe organizatat para të cilave Avokati i Popullit është i obliguar të veprojë.

Avokati i Popullit është i obliguar t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve si individë dhe në kuadër të tyre edhe të drejtat e fëmijëve të garantuara me akte ndërkombëtare dhe të ratifikuara në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, që përfaqësojnë pjesë të rregullave të brendshme juridike.

Të drejtat e posaçme të fëmijëve për të cilat Avokati i Popullit mund të sigurojë mbrojtje janë të drejtat e caktuara më ligje të Republikës së Maqedonisë të sferave të ndryshme, atëherë kur këto të drejta realizohen dhe sigurohen nga organet e administratës shtetërore apo nga organe dhe organizata të tjera me autorizime publike, që janë kompetente të vendosin për të drejta të caktuara të fëmijëve.



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise