Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2020

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE...

    më shumë
  • 17-06-2020

    KOMUNIKATË LIDHUR ME ARKËTIMIN PËR LËSHIMIN E DËFTESAVE

    më shumë
  • 09-06-2020

    under construction

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

26-06-2020

Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E 26 QERSHORIT-DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË TORTURËS

Me shpalljen e 26 qershorit si Ditë ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave të torturës, shënohet momenti kur në vitin 1987 hyri në fuqi Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër torturës dhe llojit tjetër të trajtimit mizor, jonjerëzor dhe nënçmues ose ndëshkues.

Konventa potencon natyrën apsolute të ndalimit të torturës dhe imponon nevojën për zbatimin e politikave për tolerancën zero në rastet e ekzistimit të saj.

Në këtë ditë shprehim solidaritetin me viktimat e torturës dhe familjet e tyre, dhe njëkohësisht i riafirmojmë edhe kërkesat për sigurimin e mbështetjes përkatëse juridike, medicinale, psikologjike dhe sociale për këta njerëz.
Secili meriton trajtim njerëzor, ndërkaq tortura nuk është asgjë tjetër veçse krim kundër njerëzimit. Kjo kërkon që të gjithë njerëzit, edhe ata që, për çfarëdo arsye, kanë liri të kufizuar të lëvizjes, të trajtohen pa cenuar dinjitetin e tyre. Atyre duhet t’u kushtohet një kujdes i veçantë tani në kushte të pandemisë me virusin Kovid-19. Kufizimi i lirisë së tyre nuk duhet të shkaktojë kufizim në mbrojtjen e tyre shëndetësore.

Avokati i popullit punon vazhdimisht dhe me përkushtim në luftën kundër torturës, dhe për çdo vit, tashmë 9 vite me rradhë, në këtë ditë e publikon edhe Raportin vjetor të Mekanizmit parandalues nacional.

Raporti përmban prezantimin e situatave në vendet e privimit dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe analizën e aktiviteteve të ndërmarra për parandalimin e torturës dhe llojit tjetër të trajtimit mizor, jonjerëzor ose nënçmues ose ndëshkues në këto vende.

Situatat e konstatuara dhe rekomandimet e dërguara pranë autoriteteve kompetente për tejkalimin e mangësive të identifikuara janë rezultat i gjithsej 22 vizitave parandaluese, të cilat ekipi i Mekanizmit prandalues nacional i kreu gjatë vitit 2019.

                                                                                   AVOKATIT TË POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise