Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 24-04-2020

    REKOMANDIME TË AVOKATIT TË POPULLIT PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS NË...

    më shumë
  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

31-03-2020

SHkup

REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR MBROJTJEN E KATEGORIVE VULNERABILE NË KUSHTE TË PANDEMISË NGA VIRUSI COVID - 19

Avokati i Popullit, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Avokatin e Popullit (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 60/03, 114/09, 118/16, 189/16, 30/18), duke e ndjekur gjendjen me realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, të personave të moshuar dhe të pamundur, të personave me aftësi të kufizuar, të personave në rrezik social, të personave/familjeve të cilat jetojnë në kushte substandarde dhe personave të pastrehë, si kategori më vulnerabile të shoqërisë, duke e pasur parasysh gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme, kurse për shkak të mbrojtjes dhe ballafaqimit me pasojat e virusit Covid-19, është i mendimit se institucionet kompetente duhet t’i përforcojnë aktivitetet e monitorimit të gjendjeve, të veprojnë në mënyrë profesionale dhe në kohë të duhur, me çka masat dhe aktivitetet që ndërmerren të përcaktohen në Protokoll të qartë dhe konkret, të cilët do ta parandalojnë cilëndo qoftë formë të cenimit të të drejtave të njeriut.

Duke e pasur parasysh gjendjen momentale, Avokati i Popullit e vë në dukje se kategoritë e theksuara të qytetarëve bëhen akoma më vulnerabile në këto kushte kur masat dhe aktivitetet janë fokusuar në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të Corona virusit.

Distancimi social pa dyshim se ndikon në gjendjen e përgjithshme të këtyre qytetarëve, me ç’rast stresi është i shprehur veçanërisht tek fëmijët, tek personat e moshuar dhe të pamundur, tek personat me aftësi të kufizuar, tek personat në rrezik social dhe tek personat e pastrehë, si persona me imunitet më të dobët, ndërsa disa prej tyre edhe me sëmundje shoqëruese, me ç’rast bëjnë pjesë në grupin me rrezik të lartë, tek të cilët mund të pasojnë probleme serioze shëndetësore nëse infektohen nga ky virus.

Avokati i Popullit i përshëndet aktivitetet dhe masat e Qeverisë në luftimin e pandemisë të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithatë përkujton se këto masa të parandalimit, në të cilat numërohet distancimi social dhe vetëizolimi, mund të hasë në vështirësi gjatë zbatimit tek një pjesë e kategorive të lartpërmendura të qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve, personave të moshuar dhe të pamundur, si dhe personave me aftësi të kufizuar, veçanërisht në rastin kur plotësisht varen nga personat e tjerë gjatë përmbushjes së nevojave të tyre elementare (si për shembull, të ushqyerit, veshja e rrobave, higjiena personale, furnizimi i artikujve të nevojshëm ushqimor dhe ilaçeve e ngjashëm).
 
Nga ana tjetër, disa nga kategoritë e lartpërmendura të qytetarëve kanë shpenzime më të larta ditore, (për shkak të regjimit të dietës ose terapisë së rregullt të cilën duhet ta pranojnë anëtarët e familjeve të tyre), e që padyshim e vënë në dukje atë se të njëjtit nuk mund t’ia lejojnë vetvetes të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm, mjete higjienike dhe ngjashëm dhe sipas kësaj, me rëndësi të jashtëzakonshme është që organet kompetente në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale përmes ekipeve të formuara mobile të sigurojnë ndihmë dhe mbështetje për këta persona.

Në këtë kontekst, Avokati i Popullit rekomandon të sigurohet përkujdesje dhe ndihmë e plotë dhe e  vazhdueshme për kategoritë e lartpërmendura të qytetarëve, veçanërisht për personat e moshuar dhe të pamundur, për personat pa strehë, si dhe për personat me aftësi të kufizuar, duke e pasur parasysh se pjesa më e madhe e tyre janë të varur nga shërbimet të cilat për momentin janë ndërprerë dhe ndoshta nuk kanë mjete të mjaftueshme të sigurojnë ushqim dhe ilaçe, ose të paguajnë shpenzime plotësuese për furnizimin e të njëjtave në kushte shtëpie.

Në drejtim të avancimit të kujdesit të shtetit për të gjithë qytetarët, veçanërisht për fëmijët, për personat e moshuar dhe të pamundur, për personat me aftësi të kufizuar, për personat në rrezik social dhe personat e pastrehë, në gjendjen aktuale në të cilën gjendemi, Avokati i Popullit rekomandon që në mënyrë konsekuente të ndërmerren veprimet, masat dhe aktivitetet si vijojnë:

Informim i drejtë  dhe në kohë të duhur për gjendjet me aktivitetet që ndërmerren përmes mjeteve të informimit publik, me ç’rast informacionet në media detyrimisht të sigurohen edhe në gjuhën e shenjave dhe në format të aksesshëm, përfshirë këtu edhe teknologjitë e aksesshme digjitale dhe/ose përmes përdorimit të gjuhës lehtë të kuptueshme dhe të thjeshtë, si dhe mbështetje vizuale;

Institucionet kompetente të sigurojnë edhe zbatimin e protokolleve të qartë për veprim në rastin kur qytetarët e kategorive të lartpërmendura do të sëmuren, dhe veçanërisht nëse bëhet fjalë për person me aftësi të kufizuar. Së këtejmi, është jashtëzakonisht e rëndësishme të gjitha këto kategori, veçanërisht personat me aftësi të kufizuar të kenë qasje të barabartë deri te mbrojtja dhe shërbimet shëndetësore në bazë të barabartë me të tjerët, përkatësisht të gjitha masat shëndetësore për mbrojtjen e jetës dhe për trajtim nuk guxon të jenë diskriminuese, mbi asnjë bazë;

Përforcimi i kujdesit për fëmijët në rrezik në baza të ndryshme përmes identifikimit të shkaktarëve të rreziqeve, aty ku është e mundur, si dhe monitorimi i fëmijëve në rrezik nga eksploatimi, dhuna, keqpërdorimi dhe nga kujdesi joadekuat;

Ndërmarrje të masave dhe aktiviteteve plotësuese me qëllim të sigurimit se onlajn-mësimi i inkorporuar është i akesshëm për çdo fëmijë, për shkak të realizimit të së drejtës për arsim papengesa, meqë mungesa e mjeteve financiare dhe mundësive teknologjike mund të jenë pengesë që çdo fëmijë/familje të përfshihet në mënyrën e re të procesit edukativo-arsimor, së këtejmi duke i pasur parasysh edhe nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuar si në shkollat e posaçme ashtu edhe në arsimin inkluziv;

Duke i pasur parasysh njohuritë në lidhje me gjendjen e personave në rrezik social pa vendbanim të përhershëm (të pastrehë) dhe pa kushte elementare për jetë (persona dhe familje të cilat jetojnë në kushte substandarde, duhet të bëhen planifikime në kohë të aktiviteteve të organeve kompetente për përforcimin e kujdesit ndaj kësaj kategorie vulnerabile të qytetarëve dhe sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes së drejtpërdrejt, meqë këta persona janë ballafaquar me një gjendje skajshëm të pavolitshme socio-ekonomike, dhe kanë nevojë për ndihmë sa i përket ndërgjegjësimit për mbrojtjen e shëndetit të tyre, mbrojtjen e familjeve të tyre, por edhe për mbrojtjen e shëndetit publik;

Ndërmarrje të masave plotësuese për mbrojtje sociale të kategorisë së lartpërmendur të qytetarëve, me qëllim që të sigurohet kontinuitet për mbështetjen e nevojshme, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuar dhe për familjet e tyre në mënyrë të sigurt dhe gjatë kohës së krizës.

Avokati i Popullit është i vetëdijshëm për sfidat në lidhje me sigurimin e mbështetjes financiare për aktivitetet e përgjithshme në luftimin e virusit Covid-19, megjithatë duke e pasur parasysh pozitën e kategorive vulnerabile të qytetarëve dhe obligimin për sigurimin e përkujdesjes dhe mbështetjes në kohë të duhur, të plotë dhe adekuate rekomandon të ndërmerren masa për mbështetje plotësuese financiare, me qëllim të reduktimit të rrezikut nga vulnerabiliteti dhe varfëria plotësuese.

Njëkohësisht, rekomandon të formohen shërbime të specializuara të cilat do t’u ofrojnë mbështetje direkte personave të moshuar dhe të pamundur, personave me aftësi të kufizuar dhe familjeve të tyre, personave të pastrehë, personave/familjeve të cilat jetojnë në kushte substandarde, si dhe fëmijëve në rrezik, përkatësisht sigurim të shërbimeve sociale dhe shëndetësore të dedikuara për këta persona, të cilët do ta bënin edhe furnizimin e ilaçeve, artikujve ushqimorë dhe mjeteve higjienike etj.

Sipas Avokatit të Popullit, po ashtu, me rëndësi të jashtëzakonshme është vendosja e shërbimeve të specializuara nga persona profesionistë (mjekë, edukatorë dhe rehabilitues të specializuar, psikologë, psiko-terapeut dhe specialistë nga fusha të tjera, të cilët do të ofrojnë mbështetje, psiko-sociale kësaj kategorive të qytetarëve duke përdorur teknologji bashkëkohore, dhe ofrimin në kohë të ndihmës së nevojshme, me çka do të kontribuohet në reduktimin e pasojave nga izolimi social.

Duke ua dërguar këtë Rekomandim, në përputhje me nenin 32 të Ligjit për Avokatin e Popullit, Avokati i Popullit sa i përket implementimit të tij pret të njoftohet në afat të arsyeshëm kohor.


                                                                                               AVOKATI I POPULLIT
                                                                                                       Ixhet Memeti



Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2020
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise