Lajme dhe Ngjarje
25-09-2019
Skopje
AVOKATI I POPULLIT – MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL MIKPRITËS I TAKIMIT TË DYTË TË RRJETIT TË MEKANIZMAVE PARANDALUES NACIONAL TË EVROPËS JUGLINDORE
Avokati i Popullit – Mekanizmi Parandalues Nacional, më datë 2 dhe 3 tetor do të jetë mikpritës dhe kryesues i takimit të dytë të Rrjetit të mekanizmave parandalues nacional të Evropës Juglindore. Mbajtja e takimit u financua me mbështetjen e zyrës së Komisionerit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Temë e takimit të dytë do të jetë “Nevojat specifike të fëmijëve në vendet e ndalimit: gjendja dhe sfidat”, ndërsa në këtë temë do të diskutojnë anëtarët e Rrjetit të Mekanizmave Parandalues Nacional të Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Rumanisë, Sllovenisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Kosova.
Gjithashtu, në takim do të diskutohet edhe për aktivitetet e ardhshme të Rrjetit.