Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 26-06-2019

    U PREZANTUA RAPORTI VJETOR I AVOKATIT TË POPULLIT MEKANIZMIT PARANDALUES...

    më shumë
  • 20-06-2019

    20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

    më shumë
  • 07-06-2019

    AVOKATI I POPULLIT-MEKANIZMI PARANDALUES NACIONAL (MPN) NË QERSHOR DO TË JETË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

20-06-2019

Shkup

20. QERSHORI DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATËVE

Për çdo vit, 20 qershorin bota e shënon si Ditën ndërkombëtare të refugjatëve.

Është i pakontestueshëm fakti se rreth 37.000 njerëz në mbarë botën për arsye të ndryshme janë të detyruar kundër vullnetit të tyre të braktisin shtëpinë dhe vendin e banimit të tyre. Në vitin 2018, gjithsej 70,8 milionë njerëz janë zhvendosur me forcë në gjithë botën për shkak të luftës, persekutimeve dhe përleshjeve në vendet e tyre.

Nga numri i përgjithshëm i refugjatëve anembanë botës, dy të tretat janë me prejardhje na Siria, Avganistani, Sudani i Jugut, Mianmari dhe Somalia.

Avokati i popullit me rastin e Ditës ndërkombëtare të refugjatëve, shpreh brengosje që edhe gjatë rrjedhës së vitit të kaluar 2018, akoma vazhdojnë problemet e njëjta të cilat ishin notuar në vitet e kaluara.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe mëtej po kryhen deportime kolektive të refugjatëve, pa respektuar në këto raste procedurat zyrtare. Ajo, që në veçanti brengos është fakti që edhe përskaj sugjerimeve të Avokatit të popullit që të mos ndalen persona të mitur në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë, megjithatë janë vërejtur raste të ndalimit të personave të mitur, në të cilat nuk janë përdorur alternativa të tjera më të përshtatshme për ndalim.

Avokati i popullit konstatoi se gjatë vitit 2018, asnjë person azilkërkues nuk ka fituar statusin e refugjatit të pranuar, gjithashtu është evident edhe problemi me realizimin e planit dhe programit për integrimin e personave refugjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Pikërisht për këtë arsye, apelon për ngritjen e vetëdijes publike në lidhje me kontributin që refugjatët u japin shoqërive dhe komuniteteve të cilat i pranojnë, dhe gjithashtu thekson nevojën për forcimin e sistemit të mbrojtjes juridike dhe realizimin e të dejtave të refugjatëve që janë të vendosur në Qendrat e pranimit në vend.
                                                                          
                                                                                          AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise