03-09-2018
03.09.2018, Shkup
KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR
Fëmijë/nxënës të dashur,
Dita e parë e shkollës është moment i rëndësishëm dhe solemn për të gjithë ju, veçanërisht për ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Ju dëshiroj suksese të gjithëve, me dëshirën që kjo ditë të jetë e lumtur, e mbushur me krenari dhe gëzim për punën dhe mësimin e përbashkët!
Apeloj deri te të gjithë të punësuarit në shkolla t’i pranojnë të gjithë fëmijët, t’u ndihmojnë që ditën e parë të shkollës ta kalojnë në një mjedis të këndshëm, dhe çdo fëmijë të ndihet i mirëseardhur, i sigurt dhe i pranuar në shkollë, të bindur se në mjedisin e ri nuk do mbetet i vetëm por se do ta ketë mbështetjen e nevojshme nga kuadri mësimdhënës dhe kuadri tjetër i shkollës.
Në këtë kontekst, i ftoj prindërit/kujdestarët, gjyshet dhe gjyshërit, si dhe të afërmit e tjerë fëmijës t’u kushtojnë sa më shumë vëmendje dhe mirëkuptim fëmijëve-nxënësve të tyre, të kalojnë më shumë kohë me ta me besimin se gjithmonë do të jenë aty për ta.
Arsimi nuk është vetëm mësim, por është një mundësi për bashkëpunim, shoqërim, mirëkuptim dhe respekt ndaj të tjerëve, tolerancë, por edhe zgjidhje pa dhunë të konflikteve. Roli i tij është i madh në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës dhe në përgatitjen e tij për ballafaqimin me të gjitha sfidat të cilat i sjell jeta.
Avokati i Popullit, do ta monitoroj respektimin e të drejtës së fëmijës, veçanërisht të drejtës së tij për arsim papengesë, trajtim dhe sjellje ndaj nxënësve në praktikë dhe do të reagoj çdoherë kur ka nevojë për një gjë të këtillë, gjithnjë me qëllim të sigurimit të kushteve për arsim cilësor dhe efikas për çdo fëmijë, por edhe për zhvillim të drejtë social dhe emocional në një mjedis stimulues dhe të sigurt.
Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u dëshiroj fillim të suksesshëm të vitit shkollor me bindjes se Avokati i popullit të të jetë bashkëpunëtor në mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe në angazhimin që interesi i tij më mirë të jetë parimi udhëheqës në procesin arsimor.
Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u dëshiroj fillim të suksesshëm të vitit shkollor me bindjen se Avokati i Popullit do të jetë kontribuues në mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe angazhimin i tij që interesi më i mirë të jetë parimi udhëheqës edhe në procesin edukativ-arsimor.
Duke e pasur parasysh se nga dita e sotme, në mesin e pjesëmarrësve në komunikacion do të lëvizin qindra dhe mijëra fëmijë dhe njerëz të rinj, ndërsa për disa kjo do të jetë hera e parë pa ndihmën e të rriturve, apeloj deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të vëmendshëm dhe të sillen me përgjegjësi, duke ua kujtuar që në plan të parë ta kenë sigurinë e fëmijës.
AVOKATI I POPULLIT
SEKSIONI PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËS
DHE PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR