Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

14-06-2018

14.06.2018, Shkup

KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I MIRATOI MASAT PËR ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE TË AVOKATIT TË POPULLIT

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur në qershor, me propozim të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, miratoi gjithsej 71 masa nga 20 fusha për zbatimin e rekomandimeve për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara të përfshira në Raportin vjetor të Avokatit të Popullit për nivelin e sigurimit të respektimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2017.

Masat për zbatimin e rekomandimeve


Lidhur me rekomandimet nga fusha e Autorizimeve policore, Kuvendi i përcakton masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa për rregullimin sistemor të procedurës për arrestimin dhe privimin nga liria të personave të cilët gëzojnë imunitet dhe, në këtë drejtim, kjo çështje të rregullohet në mënyrë të qartë dhe precize në Ligjin për procedurë penale;
  2. Nëpunësit policorë, gjatë kryerjes së punëve policore, ta respektojnë dhe zbatojnë me konsekuencë parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa zbatimi i mjeteve të detyrimit të kontrollohet në mënyrë strikte, në përputhje me aktet dhe standardet ndërkombëtare;
  3. Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht njësitë kompetente organizative të saj, të vazhdojnë me aktivitete në drejtim të avancimit të kapaciteteve, profesionalizmit dhe pavarësisë për zbatimin e hetimeve të plota dhe kualitative për veprimet e ndërmarra nga nëpunësit policorë;
  4. Të ndërmerren masa për reforma në sistemin arsimor të kuadrove policore me inkoporimin e procesit të rregullt arsimor për rekrutimin e nëpunësve të rinj policorë, si dhe masa për trajnime të vazhdueshme të personelit ekzistues, përfshirë edhe trajnimet për liritë dhe të drejtat e njeriut;
  5. Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmerr masa me qëllim që ta braktis praktikën arbitrare të vendimmarrjes në procedurën e kundërvajtjes në të cilën njëkohësisht paraqitet edhe si denoncues i kërkesës edhe si organ për kundërvajtje;
fushën e Gjendjes civile dhe punëve të tjera të rendit, Kuvendi i përcakton masat si vijojnë:
  1. Organi kompetent për shtetësi të ndërmerr masa me qëllim të respektimit konsekuent të Parimeve evropiane dhe vendase për fitimin e shtetësisë, me ç’rast shqyrtimi dhe vendimmarrja ndaj kërkesave për shtetësi të realizohet në afat të arsyeshëm;
  2. Qeveria, përkatësisht Ministria kompetente e Punëve të Brendshme, të filloj urgjentisht me ndryshimin e teksteve të ligjeve dhe akteve nënligjore për lajmërimin e vendbanimit/qëndrimit të qytetarëve, me çka do të lehtësohet qasja deri te dokumentet personale dhe në këtë mënyrë edhe realizimin papengesë të të drejtave të garantuara të qytetarëve;
  3. Qeveria e Republikës së Maqedonisë të ndërmerr masa që organi për udhëheqjen e librave amzë dhe seksionet rajonale, rregullisht dhe shpejt t’u përgjigjen kërkesave dhe sugjerimeve të Avokatit të Popullit, si dhe të jenë të orientuara si shërbim ndaj kërkesave të qytetarëve për lëshimin e dokumenteve të evidencës amzë;
  4. Ministria e Punëve të Brendshme, për pjesëtarët e bashkësisë boshnjake, t’i vë menjëherë në funksion formularët e kërkesave për lëshimin e dokumenteve në gjuhën e tyre amtare bosanase.
fushën e Jurisprudencës, Kuvendi i përcakton masat si vijojnë:
  1. Qeveria të ndërmerr masa për realizimin efikas të mbrojtjes administrative-juridike të të drejtave të qytetarëve, vendosjes së bashkëpunimit të rregullt dhe aktiv midis të gjitha institucioneve relevante, si dhe masa për përshpejtimin e procedurave administrative;
  2. Qeveria të ndërmerr masa për ndryshimin e Ligjit për konteste administrative, me qëllim të inkorporimit të dispozitave imperative për realizimin e detyrueshëm të diskutimeve publike dhe vendimmarrjen meritore për punë administrative;
  3. Të rishikohet gjendja me zvarritjen e procedurave sipas të cilave vepron Prokuroria Publike, shkaqet e mosmiratimit të vendimeve, si dhe hetimeve joefektive për lëndë kundër nëpunësve policorë. Prokuroria Publike për këto vepra të udhëheq evidencë të posaçme zyrtare;
  4. Organet kompetente të ndërmarrin masa, me qëllim të sigurimit të realizimit papengesë të kompetencës së Avokatit të Popullit të veproj si “Mik i gjykatës”, me të drejtë të merr pjesë në seanca dëgjimore, të jep propozime dhe mendime, në përputhje me përcaktimet e Ligjit për Avokatin e Popullit;
  5. Në procedurën e përmbarimit të mos ndërmerren masa për arkëtim të detyrueshëm të borxhit me të cilin është ngarkuar debitori, pa u informuar me rregull dhe në kohë i njëjti, si dhe para se përmbaruesi të merr informatë për bazën e të ardhurave të cilat i realizon debitori;
  6. Ndryshime të Ligjit për përmbarim dhe Ligjit për marrëdhënie detyrimore, me qëllim të sigurimit të mbrojtjes më të mirë të qytetarëve-debitorë me kufizimin e lartësisë së interesit ndëshkues ligjor të cilin e paguan debitori;
  7. Në Ligjin për përmbarim të rregullohet që mjetet e shtesave/subvencioneve për mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë, të mos jenë objekt të përmbarimit.
fushën e të Drejtave zgjedhore, të përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Ministria e Drejtësisë të filloj me përgatitjen e ndryshimit dhe plotësimit të Kodit Zgjedhor, me qëllim të sigurimit të mekanizmave dhe krijimit të kushteve që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’i siguroj të gjitha të dhënat e nevojshme për Listë zgjedhore të azhurnuar dhe të saktë.
  2. Të parashikohet me Ligj që Ministria e Punëve të Brendshme, pas mbylljes së Listës zgjedhore, të paraqes raport me të dhëna për letërnjoftime të ripërtërira ose tërësisht të reja me vendbanim ose mbiemër të ndryshuar, të personave të cilët në ndërkohë kanë arritur moshën madhore;
  3. Të rregullohen modalitetet për ripërtëritjen në kontinuitet të letërnjoftimeve të të gjithë zgjedhësve të cilët vuajnë dënim me burgim në institucionet ndëshkuese-korrektuese, përkatësisht para datës së skadimit të vlefshmërisë së tyre;
  4. Të gjenden zgjidhje adekuate, me qëllim që personat e vendosur në azile të pleqve, qendrat e rehabilitimit, spitalet psikiatrikë, qendrat klinike dhe institucionet e ngjashme, në entet gerontologjike ose të cilët janë në mjekim më të gjatë në spitale dhe institucione të tjera shëndetësore, të mund ta realizojnë të drejtën e zgjedhjes në vendin ku janë të vendosur;
  5. Të kufizohet me ligj mundësia e keqpërdorimit të të dhënave personale gjatë qasjes elektronike në Listën e zgjedhësve.
fushën e të Drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, të përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Qeveria të ndërmerr masa për respektimin e të drejtave të refugjatëve, në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar dhe vendas. Personave të ndaluar në Qendrën e Pranimit të të Huajve, pa kurrfarë zvarritje, t’u mundësohet qasje papengesë deri te procedura për njohjen e të drejtës së azilit;
  2. Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmerr masa dhe aktivitete konkrete në drejtim të dislokimit të Qendrës për Pranimin e të Huajve në objekt i cili i përmbush standardet për ndalimin e personave;
  3. Udhëheqja dhe menaxhimi me qendrat transitore të pranimit të zbatohet nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, konform kompetencave të përcaktuara, të kujdeset për sigurinë e refugjatëve;
  4. Ministria e Punëve të Brendshme ta ndërpres praktikën e riadminisimit të personave, të cilët sipas së drejtës ndërkombëtare nuk mund të jenë subjekt të kthimit të detyrueshëm dhe t’i informoj në kohë personat të cilët janë të përfshirë me riadmisimin për fillimin dhe zbatimin e kësaj procedure;
fushën e institucioneve Ndëshkuese-korrektuese dhe edukuese-korrektuese, të përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa për zgjidhjen efikase dhe zvogëlimin e problemit me mbipopullimin në institucionet ndëshkuese-korrektuese përmes krijimit të parakushteve themelore dhe resurseve (kadrovike, materiale dhe financiare);
  2. Të ndërmerren masa për realizimin papengesë dhe efikas të të drejtave të mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor të personave të dënuar/paraburgosur, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe vendase dhe sigurimit të qasjes efikase deri te institucionet shëndetësore.
  3. Të krijohen parakushte dhe resurse bazë në Sektorët dhe shërbimet në institucionet ndëshkuese-korrektuese, me qëllim të arritjes së qëllimit të sanksionit penal, përkatësisht risocializimit të personave të dënuar;
  4. Të ndërmerren masa për zbatimin efikas dhe inkorporimin e arsimit të detyrueshëm (fillor, të mesëm) në institucionet ndëshkuese-korrektuese dhe edukuese-korrektuese.

fushën e Sigurisë dhe mbrojtjes sociale, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes shqyrtimit të gjendjes reale lidhur me shfrytëzuesit e mbrojtjes sociale, të ndërmerr masa për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me qëllim të mbrojtjes dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve që janë në rrezik social, dhe sigurimit të realizimit efikas të të drejtave të përcaktuara në praktikë, mes tjerash edhe përmes sigurimit të mjeteve në Buxhet;
  2. Të ndërmerren masa me qëllim të komunikimit më efikas profesional dhe bashkëpunimit midis organeve kompetente të cilët vendosin për të drejtat sociale të qytetarëve, respektimit të afateve ligjore për vendosje dhe kontrolleve të shpeshta në terren, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve/familjeve në rrezik;
  3. Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta shqyrtojnë seriozisht problemin me personat e pastrehë në shtet, të ndërmarrin masa për përmirësimin e kapaciteteve të vendosjes, si dhe sigurimin e zgjidhjes së përhershme përmes strehimit të personave të pastrehë.

fushën e Sigurimit pensional dhe invalidor, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Qeveria dhe Ministria kompetente t’i përshpejtojnë aktivitetet në drejtim të ndryshimit të kornizës ligjore e cila e rregullon çështjen e sigurimit pensional për financim kapital vullnetar, me qëllim të mbrojtjes së kategorisë së personave të siguruar për të cilët anëtarësimi në Shtyllën e dytë është i pavolitshëm dhe me të njëjtin dëmtohen, përkatësisht pranojnë ose do të pranojnë shumë më të ulët të pensionit;
  2. Të gjendjet zgjidhje e përhershme sistemore në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë për realizimin papengesë të së drejtës së pensionit të të siguruarve të cilëve në mënyrë plotësuese u janë paguar kontributet.
fushën e Sigurimit dhe mbrojtjes shëndetësore, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Qeveria dhe Ministria kompetente angazhohen të ndërmarrin aktivitete sistemore për reforma në sistemin shëndetësor, me qëllim të realizimit papengesë të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve dhe qasjes efikase deri te shërbimet shëndetësore, veçanërisht për kategoritë vulnerabile të qytetarëve;
  2. Fondi për Sigurim Shëndetësor në kontinuitet të kryej kontrolle në institucionet private shëndetësore gjinekologjike, në lidhje me arkëtimin e participimit për shërbimet shëndetësore të cilat janë falas dhe janë përfshirë me mjetet e Programit për nëna dhe fëmijë;
  3. Ministria e Shëndetësisë, si organ kompetent në fushën e shëndetësisë, të siguroj mjete financiare për funksionimin efikas dhe zbatimin e mbikëqyrjes profesionale nga ana e Dhomës së Mjekëve të RM-së;
  4. Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrin veprime, përfshirë edhe ndryshimet ligjore, për eliminimin e problemit me mosazhurnimin e kohëzgjatjes së procedurave administrative, me qëllim që qytetarët në afatet e parapara ligjore t’i realizojnë të drejtat e tyre.
  5. Ministria e Shëndetësisë të ndërmerr masa, me qëllim që në institucionet publike shëndetësore të realizohet papengesë e drejta e shoqërimit të fëmijës nga ana e dy prindërve (nëna, babai), dhe në këtë kontekst të sigurohen parakushte hapësinore dhe parakushte të tjera që këtë të drejtë ta shfrytëzoj cilido prind/kujdestar pavarësisht gjinisë.

fushën e të Drejtave të fëmijës dhe personave me aftësi të kufizuar, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Qendrat ndërkomunale për punë sociale dhe Entin për Veprimtari Sociale, të ndërmarrin masa me qëllim të zgjidhjes sistemore të realizimit papengesë dhe kualitativ të të drejtës së kontaktit në relacion fëmijë-prind;
  2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Inspektorët shtetërorë dhe të autorizuar arsimorë, si dhe Inspeksioni social pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të ndërmarrin masa për kontrolle të shpeshtuara dhe mbikëqyrje mbi punën e institucioneve arsimore dhe institucioneve të tjera në të cilët fëmijët përkujdesen ose realizojnë të drejtën e arsimit, me qëllim të parandalimit të dhunës mbi fëmijët, si dhe masa për sanksionimin e kryerësve;
  3. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të ndërmarrin masa për ndryshimin dhe plotësimin përkatës të Ligjit për procedurë jashtëkontestimore dhe Ligjit për evidencën amzë në pjesën e regjistrimit të personit për lindje, në përputhje me iniciativën e pranuar të Avokatit të Popullit;
  4. Ministritë përkatëse të miratojnë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për familjen, Kodit Penal dhe Ligjit për arsim fillor, në përputhje me propozimet e iniciativës së pranuar të Avokatit të Popullit dhe në drejtim të veprimit parandalues, por edhe parandalimit të zgjerimit të mëtutjeshëm të dukurisë së martesave (të fëmijëve) tek të miturit;
  5. Të ndërmerren masa për zbatimin e politikave arsimore me respektimin e dimensionit multikulturor në të gjitha nivelet e arsimit, me çka do të pengohet rrjedhja eventuale e nxënësve nga njëra shkollë në tjetrën, si dhe formimi i paraleleve të pastra etnike në institucionet arsimore, veçanërisht për nxënësit e bashkësisë rome;
  6. Qeveria të ndërmerr masa për përforcimin dhe krijimin e sistemit të parandalimit dhe mbrojtjes nga drogat dhe substancat e tjera psikotrope me theks të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe të miratohet Protokoll i posaçëm për trajtimin dhe mjekimin e fëmijëve përdorues;
  7. Qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërmarrin masa urgjente për harmonizimin e legjislacionit nacional me konventat ndërkombëtare për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim të lehtësimit të qasjes dhe aksessit në realizimin e të drejtave të këtyre personave në të gjitha fushat.
fushën e të drejtave të Arsimit të lartë, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmerr urgjentisht masa për pagimin e kompensimit të njëfishtë në para të magjistratëve dhe doktorantëve të cilët i përmbushin kushtet në përputhje me Ligjin për veprimtari shkencore-hulumtuese;
  2. Të intensifikohen aktivitetet për rikonstruksionin e konvikteve ekzistuese studentore, me qëllim të krijimit të kushteve adekuate dhe përmirësimit të standardit studentor, si dhe të shqyrtohet mundësia për ndërtimin e konvikteve të reja me qëllim të zgjerimit të kapaciteteve për vendosjen e studentëve;
  3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ta respektoj obligimin i cili buron nga Ligji për Avokatin e Popullit për marrjen në kohë të masave dhe veprimit adekuat sipas intervenimeve të Avokatit të Popullit në lidhje me kërkesat e qytetarëve, me çka do të sigurohet kryerja papengesë e funksionit të tij.

fushën e Marrëdhënieve të punës, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa sistemore për pengimin e keqpërdorimit të institutit punësim me kohë të caktuar nga ana e drejtorëve të shkollave gjatë zbatimit të procedurave të punësimit, përkatësisht transformimit të marrëdhënies së punës me kohë të caktuar në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar;
  2. Të ndërmerren masa për ndryshimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtari shëndetësore, me qëllim të inkorporimit të qasjes së barabartë gjatë pagesës së pagës për të gjithë farmacistët e diplomuar të punësuar në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë. 
  3. Qeveria angazhohet të merr masa sipas iniciativës së Avokatit të Popullit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune dhe Ligjit për sigurim shëndetësor, në drejtim të njohjes së të drejtës së kompensimit monetar për paaftësi të përkohshme për punë të personave të siguruar të cilët nuk kanë më së paku 6 (gjashtë) muaj sigurim shëndetësor, ndërkaq kanë diagnoza me karakter potencialisht të rrezikshëm. Në këtë kontekst të përcaktohet e drejta e kompensimit të pagës për shkak të paaftësisë së përkohshme për punë të jetë mbi barrë të Fondit për Sigurim Shëndetësor ose të punëdhënësit, por assesi në dëm të të punësuarit.
fushën e Mosdiskriminimit, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa për promovimin, parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe të zbatohen trajnime për menaxhmentin në përgjithësi dhe të punësuarve në institucione, me qëllim të mbrojtjes nga shqetësimi në vendin e punës - mobing;
  2. Të ndërmerren masa për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit ekzistues, sipas të cilit veprojnë organet inspektuese, me zgjerimin e kompetencave të tyre në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe shqetësimi, si dhe trajnime të inspektorëve në drejtim të identifikimit të diskriminimit të kryer, përkatësisht mobingut;
  3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të ndërmerr masa, me qëllim të analizimit të vazhdueshëm të teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore të cilat përdoren në të gjitha nivelet e arsimit të nxënësve dhe studentëve, përkatësisht revizion të procesit të përgjithshëm të literaturës e cila është me dedikim arsimor;
fushën e Marrëdhënieve pronësore-juridike, përcaktohet masa si vijon:
  1. Të ndërmerren masa për intensifikimin e procesit të privatizimit të tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, si dhe masa për përfundimin e të gjitha lëndëve për realizimin e të drejtave të qytetarëve mbi bazë të denacionalizimit, sidomos përmes shfrytëzimit të mundësisë ligjore që gjykatat administrative të vendosin sipas meritës për punën administrative, pa u kthyer të njëjtat në procedim të sërishëm në komisionet për denacionalizim;

fushën e Urbanizmit dhe ndërtimit, përcaktohet masa si vijon:
  1. Inspektime më të shpeshta në terren të shërbimeve inspektuese, me qëllim të prevenimit dhe parandalimit të aktivitete jolegale ndërtimore në nivel qendror dhe lokal.

fushën e Marrëdhënieve banesore, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa për finalizimin e procesit të zgjidhjes së statusit juridik të banesave që janë në pronësi të shtetit, banesave të ndara për të a.q. persona me të ardhura të ulëta dhe banesave të cilat janë shfrytëzuar dhe janë dhënë pa akt përkatës;
  2. Azhurnitet më i madh i Komisionit për Çështje Banesore të Qeverisë së Republikës të Maqedonisë dhe të Shoqërisë Aksionare për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësira Banesore dhe Hapësira Afariste me Rëndësi për Republikën gjatë veprimit sipas kërkesave të qytetarëve për dhënien me qira dhe për blerjen e banesës.

fushën e Mjedisit jetësor, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Të ndërmerren masa për përballjen efikase me ndotjen e ajrit dhe mediumet e tjera, me kontrolle inspektuese të përforcuara dhe të vazhdueshme në terren dhe shqiptimit të sanksioneve përkatëse për ndotësit;
  2. Të intensifikohen aktivitetet e pushtetit lokal dhe qendror, me qëllim të inkorporimit të sistemit të grumbullimit të organizuar dhe deponimit të organizuar të mbetjeve, si dhe ndërmarrjes së vazhdueshme të masave për trajtimin adekuat të deponive, konform standardeve të përcaktuara.

fushën e Financave, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Drejtoria e të Ardhurave Publike, sipas detyrës zyrtare, në vazhdimësi të ndërmerr veprime për kthimin e tatimit të paguar “në procedurë të veçantë tatimore për shqyrtimin e pronës dhe gjendjes pronësore, përkatësisht përcaktimin e të ardhurave mbi të cilat nuk është përcaktuar tatimi ose është përcaktuar pamjaftueshëm”, e cila në ndërkohë është ndërprerë me akt të plotfuqishëm administrativ;
  2. Arkëtimi i pabazë ose shuma e parapaguar monetare mbi bazë të taksës radiodifuzive nga DAP t’u kthehet qytetarëve pa kurrfarë kushtëzimi dhe sipas detyrës zyrtare;
  3. Në përputhje me iniciativën e Avokatit të Popullit të miratohen ndryshimet dhe plotësimet e dispozitave të Ligjit për procedurë tatimore dhe Ligjit për tatimet mbi pronën;
  4. Qyteti i Shkupit pa kushtëzime ta respektoj obligimin imperativ ligjor të bashkëpunoj me Avokatin e Popullit dhe me kërkesë të tij t’ia siguroj të gjitha sqarimet, informatat dhe provat për të dhënat e prezantuara në parashtresa dhe të ndërmerr masa për zbatimin e intervenimeve për eliminimin e cenimeve të konstatuara.
fushën e të drejtave të Konsumatorëve, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Zbatim konsekuent i kornizës ligjore në punën e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve komunale, ndërprerje e praktikës për lëshimin e llogarive të jashtëzakonshme dhe kushtëzimin e qytetarëve ta paguajnë borxhin e plotë të prapambetur, si dhe bashkëpunim dhe respektim të intervenimeve të Avokatit të Popullit;
  2. Sistemi i evidencës së konsumatorëve të NP “Ujësjellësi e Kanalizimi” Shkup të azhurnohet, revidohet dhe mbindërtohet rregullisht, ndërsa lidhja e sërishme të bëhet pa pagesë;
  3. NP dhe EVN në kontinuitet të zbatojnë dhe implementojnë fushata për lehtësimin e arkëtimit të borxheve të prapambetura, lidhjen e marrëveshjeve me një numër të madh të kësteve dhe me shumë mujore përkatëse për mundësitë financiare të konsumatorit;
  4. Të gjendet zgjidhje sistemore për problemin me ngarkimin me borxh të qytetarëve me kompensimin për fuqinë e angazhuar (pjesa fikse) nga kompensimi për energji termike;
fushën e të Drejtave të tjera, përcaktohen masat si vijojnë:
  1. Organet e administratës shtetërore dhe organet e organizatat me autorizime publike të veprojnë në kohë sipas kërkesave të qytetarëve, duke u dërguar përgjigje përkatëse me shkrim;
  2. Qeveria të veproj urgjentisht në drejtim të gjetjes së zgjidhjes sistemore për çështjet që kanë të bëjnë me fatkeqësitë elementare. Të formohet trup i përhershëm për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare, i cili do të funksionoj papengesë dhe në mënyrë efikase.





Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise