Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

26-06-2018

26.06.2017, Shkup

KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË TORTURËS- 26 QERSHORI

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të bashkuara në vitin 1948 miratoi Deklaratën universale për të drejtat e njeriut si një dokument të parë i cili ndalon torturën.

Megjithatë përkundër faktit se që nga miratimi i saj deri më sot kanë kaluar shtatë dekada, nuk mund të thuhet ende se tortura është sinonim për të kaluarën. Për fat të keq, edhe mëtej ka shoqëri të cilat tregojnë tolerancë ndaj këtij fenomeni negativ  shoqëror, ndërsa mijëra njerëz paraqiten si viktima.

Shënimi i 26 qershorit si Ditë ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave të torturës ka për qëllim të na përkujtojë të gjithë neve për detyrimin për të çrrënjosur plotësisht torturën dhe për të implementuar në mënyrë efektive Konventën kundër torturës dhe llojit tjetër të trajtimit brutal, jonjerëzor ose nënçmues ose ndëshkues, për shkak se askush nuk meriton trajtim johuman.

Në këtë ditë u bëjmë thirje të gjithë faktorëve në shoqëri, duke përfshirë edhe organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile, por edhe të gjithë individët të bashkohen për të mbështetur qindra mijëra njerëz në mbarë botën, të cilët kanë qenë viktima të torturës dhe ata të cilët akoma janë të nënshtruar ndaj trajtimit brutal dhe johuman.

Me këtë rast, Avokati i popullit vën në dukje dhe njëkohësisht potencon se tortura në asnjë rast nuk mund të arsyetohet dhe njëkohësisht i përkujton autoritetet për detyrimin për ndërmarrjen e masave për hetime efikase dhe parandalim të çdo akti të torturës dhe llojit tjetër të trajtimit brutal, jonjerëzore ose nënçmuese ose ndëshkuese.

                                                                          AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise