Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

17-04-2018

17.04.2018, Shkup

REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR SHKOLLA

Avokati i Popullit e dënon mungesën e reagimit adekuat dhe jo në kohë të parandalimit të dhunës midis nxënësve dhe i përkujton përgjegjësit e shkollave, si dhe bashkësinë më të gjerë, se shkolla është institucion arsimor edukativ, i cili e ka për obligim dhe detyrë ta siguroj kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe të ndërmerr masa preventive për parandalimin e dhunës midis fëmijëve, por edhe mbi fëmijët.

Në këtë kontekst, duke i marrë parasysh rastet e dhunës midis nxënësve të shkollës së Negotinës, dhunës mbi nxënësin nga të punësuarit në shkollën e Manastirit, Avokati i Popullit kërkon nga përgjegjësit e shkollave, vetëqeverisjet lokale dhe Inspektorati i Arsimit të ndërmarrin masa, me qëllim të sigurohen shkolla pa dhunë, në të cilat do të mbizotëroj klima pozitive, respektimi i ndërsjellë dhe shoqërimi midis nxënësve.

Njëkohësisht, për Avokatin e Popullit, incidenti me dhunën në gjimnazin e Gostivarit, para së gjithash, është akt i turpshëm por edhe shembull i keq për nxënësit të cilët arsimohen në këtë shkollë, dhe për këtë shkak i bëj apel Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të reagoj, me qëllim të sigurimit të shkollave në të cilat të gjithë do të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt.

Sipas Avokatit të Popullit është i domosdoshëm përforcimi i kapaciteteve të mësimdhënësve të parandalojnë dhe pengojnë sjelljen e dhunshme tek fëmijët, të zhvillojnë por edhe të angazhohen për komunikim midis fëmijëve, tolerancë, ndërtim të vetëbesimin, si dhe në shkolla të inkorporohen mekanizma për intervenim përkatës dhe në kohë gjatë rasteve të dhunës. Gjithashtu, Avokati i Popullit sugjeron se prindërit duhet të manifestojnë interesim më të madh për fëmijët e tyre, për sjelljen e tyre dhe në mënyrë aktive të kontribuojnë për shkolla të sigurta pa dhunë.

Duke e pasur parasysh mungesën e reagimit të bashkënxënësve në rastin e dhunës midis nxënëseve të shkollës fillore në Negotinë, ku sipas incizimeve të publikuara në publik, nxënësit duke i përdorur telefonat e tyre celular e incizojnë dhunën dhe nuk ndërmarrin asgjë që ta parandalojnë të njëjtën, Avokati i Popullit me shqetësim të madh parashtron pyetjen:

Çka po ndodh me edukimin e fëmijëve? A e ka neglizhuar familja dhe shkolla këtë funksion të rëndësishëm, i cili bashkë me arsimimin luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e drejtë të çdo fëmije? A disponojnë shkollat metoda efikase dhe kuadër të trajnuar i cili di ta parandaloj dhunën, përkatësisht të edukoj gjenerata të cilat do të dinë të respektojnë dhe përmes dialogut t’i zgjidhin problemet eventuale?

Me këto ngjarje në shkolla, edhe një herë konstatohen sugjerimet dhe rekomandimet e vazhdueshme të Avokatit të Popullit për nevojën e shërbimeve profesioniste në shkolla, të cilat do të punojnë seriozisht dhe me përkushtim në parandalimin e dhunës midis nxënësve dhe do ta përforcojnë rolin edukues të kuadrit mësimdhënës në procesin arsimor. Njëherësh, nevoja për kontrolle më të shpeshta dhe mbikëqyrje mbi punën e institucioneve arsimore në të cilat fëmijët e realizojnë të drejtën e arsimit, me qëllim të parandalimit të dhunës mbi fëmijët dhe midis fëmijëve, përkatësisht mos-tolerimit të dhunës.

Avokati i Popullit pret që organet kompetente plotësisht dhe deri në fund të ndërmarrin masa për zbardhjen e rasteve të dhunës në shkolla, me ç’rast në mënyrë të veçantë të përcaktohet efikasiteti i masave për parandalimin e dhunës midis dhe mbi fëmijët në shkolla, ndërsa lidhur me këtë Avokati i Popullit do të përgatis hulumtim të posaçëm.



                                                                                                                  AVOKATI I POPULLIT


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise