Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VITIN 2017 29-03-2018

29.03.2018, Shkup

AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VITIN 2017

“Nga puna e vitit të kaluar rezultojnë disa konstatime jashtëzakonisht të rëndësishme edhe atë se: drejtësia selektive është gjithnjë e më e pranishme, administrata publike e partizuar dhe joprofesionale në nivel qendror, sidomos në nivel lokal është pengesë serioze në realizimin e të drejtave të qytetarëve, normat juridike populiste në mënyrë plotësuese e vështirësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve, sistemi i keq i përmbarimit e godet sidomos shtresën më të varfër të qytetarëve, mbrojtja sociale mbetet sistem me të cilin nuk tejkalohet rreziku social i qytetarëve, kishim dukuri të diskriminimit nga të gjitha bazat, gjyqësor joefikas dhe prokurori që nxit mosbesim tek qytetarët në institucione, por edhe polici e cila me zbatimin e forcës i tejkalon autorizimet e veta dhe mbetet e pandëshkuar”.

Këtë, mes tjerash, e tha Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti fjalën e tij, në pres-konferencë në të cilën e prezantoi Raportin vjetor për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2017.

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti informoi se vitin e kaluar Institucioni ka trajtuar 4.185 parashtresa, nga të cilat 3.223 ishin pranuar në vitin 2017, 49 ishin hapur me iniciativë të tij, ndërsa të tjerat ishin bartur nga viti 2016.

“Korniza ligjore për administratën publike, si dhe struktura e partizuar dhe joprofesionale, në praktikë krijon probleme serioze për qytetarët. E ftoj ministrin për Shoqëri Informatike me urgjencë t’u qaset ndryshimeve konkrete më radikale në këtë sistem, me çka do të sigurohet administratë profesionale dhe efikase”, tha z. Memeti.

Duke folur për gjendjet në jurisprudencë, ai theksoi se kjo mbetet një fushë në të cilën qytetarët ankohen më së shumti, prandaj dhe rekomandoi ndryshime të Ligjit për konteste administrative dhe inkorporimin e dispozitave imperative për mbajtjen e detyrueshme të diskutimeve publike dhe vendimmarrje meritore për kontestet administrative.

“Me këtë rast, dua ta informoj publikun edhe për pengimin e punës së Avokatit të Popullit në implementimin e kompetencës së re të veproj si “mik i gjykatës”. “Rekomandoj të ndërpritet praktika e këtillë e gjykatave sepse e pengon rëndë punën e Avokatit të Popullit”, theksoi Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

qershor 2018
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Maj
Kor

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise