Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 17-04-2018

    REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME RASTET E SHPESHTUARA TË DHUNËS NËPËR...

    më shumë
  • 29-03-2018

    AVOKATI I POPULLIT, Z. IXHET MEMETI, NË PRES-KONFERENCË E PREZANTOI RAPORTIN PËR...

    më shumë
  • 16-02-2018

    REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

16-02-2018

16.02.2018, Shkup

REAGIMI I AVOKATIT TË POPULLIT NË LIDHJE ME RASTIN E ABUZIMIT SEKSUAL TË TË MBROJTURËS TË IP „RANKA MILLANOVIQ“

Avokati i popullit shpreh shqetësim serioz për qëndrimin indolent të institucioneve që rezultoi me një rast  abuzimi seksual të një fëmije 12 vjeçar-i mbrojtur i institucionit publik për përkujdesje të fëmijëve, ngjarje e cila prej ditës së djeshme ka nxitur publikun.

Avokati i popullit me qëllim të vërtetimit të situatës vizitoi Institucionet publike për përkujdesje të fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar (25 Maj dhe Ranka Millanoviq), me ç’rast bëri inspektim në dokumentet dhe bisedoi me personat përgjegjës, si dhe me të miturën. Në këtë rast, në mënyrë të pakontestueshme konstatoi se bëhet fjalë për fëmijë në rrezik, prindërve të të cilit u është marrë e drejta prindërore, dhe është nën kujdestari të IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale të qytetit të Shkupit. Në institucionin e lartpërmendur fëmiu është vendosur në dhjetor të vitit 2016 dhe disa herë, sipas të thënave të tij, në mënyrë vullnetare është larguar nga rrethi i institucionit.

Për Avokatin e popullit është e padiskutueshme se institucionet në fjalë janë të llojit të hapur që don të thotë se të përkujdesurit në çdo kohë mund ta lëshojnë institucionin. Por, meqenëse bëhet fjalë për fëmijë në rrezik me një kujdestar të caktuar nga organi shtetëror konsideron se kompetentët kanë dështuar në këtë rast. Të përmendurat për shkak se nuk kanë treguar interes për t’i konstatuar arsyet për largimin e shpeshtë nga enti nga ana e të miturës, si dhe ku dhe me kë e ka kaluar kohën pas largimit nga  Institucioni.

Sipas Avokatit të popullit kur shteti merr përsipër përgjegjësinë për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijës duke e vendosur në institucion të llojit të tillë është e nevojshme që me kontinuitet të ndërmerren masa për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe parandalimin e çdo llojeve të abuzimit, neglizhimit ose keqtrajtimit, duke përfshirë edhe eksploatimin seksual, ndërkaq për të cilën udhëzon edhe neni 19 i Konventës për të drejtat e fëmijës.
    
Avokati i popullit i bënë thirrje Ministrisë për punë të brendshme dhe Prokurorisë themelore publike pa vonesë t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e përcaktuara me ligj për zbulimin dhe sanksionimin e abuzimit të fëmijës I.R. Njëherazi apelon pranë Ministrisë për punë dhe politikë sociale si organ përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe për funksionimin e institucionit për përkujdesje, edukim dhe arsimim të fëmijëve, urgjentisht të ndërmerr veprime për analizë të plotë të përgjegjësisë të kujdestarit të caktuar.

Gjithashtu, përkujton nevojën për avansimin e kujdesit për fëmijët e vendosur në institucionet publike për përkujdesje të fëmijëve, ekipimin e tyre kadrovik, funksionimin e plotë të shërbimeve për edukim, arsimim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale, ndërkaq për çka Avokati i popullit deri më tani shumë herë në raportet e tij vjetore dhe të posaçme ka prezantuar rekomandime konkrete.

Avokati i popullit do ta monitorojë rastin dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ndaj organeve kompetente, konform kompetencave të tij.
    

                        
                                                            SEKSIONI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN
                                                                              AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2018
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise