Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

28-12-2017

28.12.2017, Shkup

INFORMATË PËR MASAT E NDËRMARRA DHE GJENDJET E KONSTATUARA NGA VEPRIMI SIPAS PARASHTRESAVE NË LIDHJE ME ARRESTIMIN DHE PRIVIMIN NGA LIRIA E TRE DEPUTETËVE

Pranë Avokatit të Popullit u paraqit parashtresë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të Mirë, në të cilën theksojnë se me shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe procedurave juridike, më datë 28 nëntor, policë të armatosur kanë privuar nga liria 3 deputetë.

Konform kompetencave, Avokati i Popullit iu drejtua MPB, me ç’rast kërkoi sqarime, informacione dhe prova për veprimin e policisë gjatë arrestimit të deputetëve, ndërsa ekipi i institucionit realizoi vizitë në Burgun Shkup ku, përveç këqyrjes në dokumentacion, bisedoi me personat e paraburgosur, si dhe me personat zyrtarë.

Duke vepruar sipas kërkesës së Avokatit të Popullit, Ministria e Punëve të Brendshme dërgoi Njoftim me të cilin njoftoi se e gjithë procedura për realizimin e kontrollit, arrestimit dhe shoqërimit të deputetëve është kryer në përputhje me Ligjin për procedurë penale, në bazë të urdhrave të lëshuar paraprakisht nga gjyqtari kompetent.

Avokati i Popullit, pas shqyrtimit të përgjigjes dhe dokumentacionit të plotë të bashkëngjitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe nga ajo që është konstatuar gjatë vizitës në Burgun Shkup, pa mëdyshje konstatoi se gjatë arrestimit të deputetëve dhe privimit të tyre nga liria, më datë 28.11.2017, është cenuar e drejta e imunitetit të deputetit i përcaktuar me nenin 64 të Kushtetutës së RM-së dhe nenet nga 53 deri në 59 të Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që nëpunësit policorë nuk i kanë respektuar procedurat juridike për arrestim, të përcaktuara në nenin 19 të Rregullores për mënyrën e kryerjes së punëve policore.

Për Avokatin e Popullit është i pamohueshëm konstatimi se në rastin konkret është vepruar në kundërshtim me nenin 19 të Rregullores, sipas së cilës: “nëse personi që arrestohet thirret në statusin i cili i jep imunitet, nëpunësi policor pas verifikimit të autenticitetit të dokumenteve me të cilët dëshmohet statusi i tillë, do ta ndërpres arrestimin, dhe për këtë do ta njoftoj menjëherë eprorin nëpunës i drejtpërdrejtë policor”.

Sipas paragrafit 4 të nenit të njëjtë, “në rastin kur nuk i është hequr imuniteti, edhe përkrah urdhrit me shkrim për arrestimin e tij, i njëjti nuk do të zbatohet, ndërsa gjykata kompetente do të njoftohet nga nëpunësi policor për shkaqet e mosveprimit sipas urdhrit”.

Për Avokatin e Popullit, konstatimi i lartpërmendur për veprim të paligjshëm të policisë është i pakontestueshëm, me ç’rast e kishte parasysh edhe përjashtimin nga neni 19 paragrafi 2 të kësaj Rregulloreje sipas së cilës: “arrestimi nuk do të ndërpritet nëse personi është gjetur në flagrancë në kryerjen e veprës penale për të cilën parashikohet dënim me burgim në kohëzgjatje prej më së paku pesë vjet” – gjendje për të cilën nuk bëhet fjalë në rastet konkrete.

Avokati i Popullit konstaton se me ndalimin e deputetëve, të cilët gëzojnë imunitet u është shkelur e drejta e imunitetit të deputetit, parimi i prezumimit të pafajësisë meqë nuk janë respektuar normat e lartpërmendura nga ana e policisë. Deputetët, me pranga në duar janë shoqëruar deri në gjykatë, ku pas një qëndrimi të gjatë janë liruar, ndërsa masa e paraburgimit u është shqiptuar pas disa ditësh pasi që Kuvendi i Republikës së Maqedoni vendosi për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Duke e pasur parasysh shkeljen e konstatuar të të drejtave të deputetëve dhe veprimin e nëpunësve policorë, në kundërshtim me rregullat për kryerjen e punëve policore, Avokati i Popullit i dërgoi Rekomandim ministrit të Punëve të Brendshme dhe kërkoi zbatimin e procedurës së plotë për shqyrtimin e mënyrës së veprimit të nëpunësve policorë më datë 28.11.2017, të konstatoj përgjegjësi dhe të sanksionohen personat të cilët i kanë shkelur të drejtat e deputetëve.

Avokati i Popullit duke e respektuar pavarësinë dhe autonominë e pushtetit gjyqësor, megjithatë, konsideron se duhet të parashtrohet pyetja: Pse gjykata ka lëshuar urdhër për arrestimin dhe kontrollin e personave të cilët gëzojnë imunitet pa mos u hequr paraprakisht i njëjti, në përputhje me atë që është përcaktuar në aktet normative?

Në këtë kontekst, apeloj deri te Gjykata që gjatë miratimit të vendimeve gjyqësore të respektoj të drejtën e imunitetit për arsye se nuk është hera e parë që me urdhra gjyqësorë, gjykatat ta shkelin të drejtën e imunitetit.


Në këtë kontekst apeloj të mbahet llogari për ekzistimin eventual të imunitetit (për deputetë, konsuj etj.) të personave të dyshuar, me çka do të parandalohet veprimi i kundërligjshëm dhe në këtë mënyrë do të forcohet angazhimi për kthimin e besimit në sundimin e së drejtës dhe sigurinë e qytetarëve.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2018
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise