Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

03-12-2017

03.12.2017, Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR

“Shoqëri për të gjithë”, është motoja me të cilën këtë vit do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar.

Për realizimin e këtij qëllimi të gjithë duhet të përpiqemi që askush të mos ndihet i diskriminuar, askush të mos ndihet i ndryshëm dhe i përjashtuar nga të tjerët.

Kjo, të gjithë ne, na obligon të sigurojmë kushte të barabarta për realizimin e të drejtave në të gjitha sferat – shëndetësi, arsim, kulturë, punësim, realizim të të drejtës së zgjedhjes...

Kjo do të thotë qasje në çdo gjë që nënkupton të jetohet në një jetë të përditshme normale pa barriera/pengesa.
Në këtë kontekst, Avokati i Popullit apelon dhe njëherësh i përkujton të gjithë faktorët e shoqërisë se në periudhën e ardhshme duhet të punohet në mënyrë më efikase dhe më me përkushtim për integrimin e plotë të personave me aftësi të kufizuar, e që do të thotë për realizimin e të drejtave të tyre.

Integrimi, dhe jo përjashtimi, janë fuqia lëvizëse e çdo shoqërie.

Në këtë aspekt, t’i bëjmë të aksesshme të gjitha kopshtet, shkollat, spitalet, institucionet shtetërore, emisionet televizive... meqë vetëm në këtë mënyrë do të tregojmë se punojmë për vlera të mirëfillta njerëzore.

Megjithatë, një gjë të këtillë të mos e bëjmë vetëm një ditë në vit, sot, më datë 3 Dhjetor, por edhe 364 ditët e tjera të vitit. Vetëm në këtë mënyrë do ta manifestojmë kujdesin tonë për çdo individ të shoqërisë sonë.
                                                             

                                                             AVOKATIT TË POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise