Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 03-12-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE...

    më shumë
  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

20-11-2017

20.11.2017, Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

Dita e sotme, 20 Nëntori, e njohur si Dita Botërore e Fëmijës dhe Dita e Konventës për të Drejtat e Fëmijës është mundësi që secili prej nesh të rikujtohet se dikur edhe ai e ka kaluar periudhën e quajtur fëmijëri dhe të shtrojë pyetjen se çka realisht kemi arritur të ndryshojmë në interesin më të mirë të fëmijës?  

Kjo ditë le të jetë nxitje për të gjithë ata që punojnë me fëmijët ose në interes të fëmijëve, në mënyrë më serioze dhe më me përkushtim të vazhdojnë me aktivitetet për përmirësimin e gjendjes me të drejtat e fëmijëve, në atë mënyrë që do t’i përshijnë në gjitha aktivitetet dhe do ta dëgjojnë dhe respektojnë mendimin e tyre, gjë të cilën e obligon edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

Në Ditën Botërore të Fëmijës, patjetër duhet të theksohet se të gjithë së bashku duhet të punojmë për zhvillimin e vetëdijes dhe tolerancës ndaj fëmijëve, veçanërisht për eliminimin e çdo lloji të dhunës. Me rëndësi thelbësore për gjeneratat e reja është të krijohet ambient i bashkëjetesës, respektimit të diversiteteve, me qëllim të krijimit të shoqërisë në të cilën secili fëmijë do ta dijë se dialogu dhe jo dhuna janë bazë për zgjidhjen e çdo problemi.
Jemi të vetëdijshëm se për të pasur zhvillim harmonik të individualitetit të çdo fëmije, duhet të krijojmë kushte që fëmija të rritet në mjedis të shëndetshëm familjar, në atmosferë të këndshme të mbushur me dashuri, lumturi dhe mirëkuptim. Pikërisht kjo na obligon që fëmijët t’i trajtojmë si të barabartë me ne të rriturit, si subjekte aktive dhe bartës të të drejtave dhe obligimeve. Ndaj tyre duhet të sillemi me respekt dhe përkushtim të madh, atyre duhet t’ua mundësojmë arsimimin, me qëllim të prosperitetit të mëtejshëm të njerëzimit.

Të gjithë ne, si pjesë e familjes, kopshteve, shkollave, institucioneve për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe institucioneve dhe organeve të tjera, kemi për detyrë të kontribuojmë për zhvillimin e tyre të drejtë psikofizik, t’i edukojmë dhe arsimojmë në frymën e tolerancës dhe pranimin e diversiteteve, t’i mësojmë se si t’u shmangen situatave të konflikteve, si dhe dialogun ta zgjedhin si mënyrë për zgjidhjen e problemeve, me çka do të kontribuojmë që fëmija të jetë i përgatitur për të jetuar në frymën e paqes, dinjitetit, tolerancës, lirisë, në mënyrë të barabartë dhe solidare me të tjerët.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit u bën apel prindërve, veçanërisht gjatë procesit të edukimit të fëmijëve, të mbajnë llogari për atë se respektimi i traditës/ tradicionales nuk do të thotë çdoherë edhe respektim i interesit më të mirë të fëmijës.   

                            AVOKATI I POPULLIT


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

dhjetor 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Jan

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise