Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

13-10-2017

13.10.2017, Shkup

KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

Të dielën, më 15 tetor, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të Zgjedhjeve lokale 2017, të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, nga ora 07:00 deri në orën 19:00 do të jenë të hapura për qytetarët, me qëllim që t’u ndihmohet gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Përveç personalisht në zyra, qytetarët, parregullsitë zgjedhore do të mund t’i denoncojnë në numrat e telefonit, si vijon:
Zyra në Shkup: 02 3129-327 dhe 3129-367, Manastir: 047 242-310, Kërçovë: 045 228-586, Kumanovë: 031 431-488, Strumicë: 034 329-996, Tetovë: 044 344-082 dhe Shtip: 032 389-701.

Avokati i Popullit, edhe një herë e potencon rëndësinë e respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve, si një nga të drejtat fundamentale të të drejtave të njeriut, e që kontribuon për krijimin e institucioneve demokratike dhe funksionale për shoqëri të shëndetshme demokratike.

Avokati i Popullit u bën apel të gjithëve, në veçanti organeve kompetente, në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre të kontribuojnë në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve në të cilat votimi do të zhvillohet në mënyrë të lirë dhe papengesa, në përputhje me ligjin dhe në mënyrë konsekuente do të respektohen të drejtat e njeriut.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise