Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 20-11-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

04-09-2017

04.09.2017, Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, veçanërisht atyre të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore, u dëshiroj fillim të mbarë me shpresë se shkolla do të jetë vendi ku me gëzim dhe kënaqësi do të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja, do të shoqërohen me bashkënxënësve, do të bashkëpunojnë me mësimdhënësit/profesorët, dhe ku do të mësojnë se si ta zhvillojnë dhe kultivojnë bashkëjetesën, tolerancën dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Dua tua rikujtoj rëndësinë e arsimit në zhvillimin e personalitetit të çdo njeriu, në hapjen e rrugës deri te suksesi, por edhe obligimin për sigurimin e kushteve të realizimit pa pengesë të kësaj të drejte për çdo fëmijë, me qëllim të eliminimit të mosdijes dhe analfabetizmit kundrejt përgatitjes së fëmijës për jetë të përgjegjshme në shoqëri të lirë.

Garancia juridike e të drejtës së detyrueshme të arsimit fillor dhe të mesëm falas duhet të kuptohet në kontekst më të gjerë sesa sigurimi i teksteve shkollore falas dhe transportit falas për nxënësit. Nevojitet shumë më shumë, me qëllim të sigurimit të kësaj të drejtë të fëmijës në bazë të njëjtë dhe të barabartë. Nevojiten shkolla adekuate dhe bashkëkohore, objekte shkollore të arritshme dhe të aksesshme, klasa të pajisura bashkëkohore, përmbajtje cilësore mësimore, shërbime profesionale tërësisht të ekipuara, kuadër mësimor i cili synon respektimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijës. Me një fjalë, është e nevojshme të krijohen të gjitha kushtet, me qëllim që shkollat të jenë vendi ku çdo fëmijë do të fitoj arsim cilësor, ushqim, ku do të dëgjohet zëri i tij në procesin arsimor, përmes pjesëmarrjes së tij aktive në marrjen e vendimeve dhe në planifikimin e aktiviteteve të lira falas.

I thërras prindërit, familjen, mësimdhënësit dhe të gjithë faktorët e tjerë t’u japin fëmijëve mbështetje, kujdes dhe vëmendje, të manifestojnë mirëkuptim për pritshmëritë e tyre dhe çështjet e tjera në lidhje me jetën shkollore. Në këtë kontekst, më shumë kohë të kalojnë në biseda me fatosat e tyre dhe t’i inkurajojnë për sfidat e ardhshme shkollore. Njëkohësisht, apeloj që shoferët t’i drejtojnë me kujdes automjetet e tyre në afërsi të shkollave dhe me vëmendje të veçantë të sillen ndaj pjesëmarrësve më të rinj në komunikacion.

Me shpresë se ky vit do të jetë më i suksesshëm dhe se më shumë do të respektohen të drejtat e fëmijës në shkollë, të gjithë nxënësve u dëshiroj sukses, ndërsa drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve realizim të qëllimeve të arsimit përmes afrimit më të madh deri te fëmijët, të drejtat dhe nevojat të tyre.
                                         
                                            Seksioni për marrëdhënie me publikun  
                                                          AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise