Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 18-07-2017

    U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

28-04-2017

28.04.2017, Shkup

REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET ME USHTRIMIN E DHUNËS NË KUVEND

Avokati i Popullit edhe një herë, ashpër i dënon ngjarjet e djeshme me futjen e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si dhe dhunën mbi deputetët dhe ekipet të gazetarëve. Njëkohësisht, e kritikon veprimin joprofesional dhe selektiv të Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila në vend që ta pengojë e mundësoi dhunën.

Puna selektive, përkatësisht me standarde të ndryshme, e këtij organi edhe një herë e konfirmon konstatimin e Avokatit të Popullit se kjo Ministri është thellë e partizuar, që është për çdo gjykim, sikurse edhe plogështia e nëpunësve policorë të cilët ashiqare, siç u pa nga incizimet edhe pse ishin të pranishëm nuk reagonin, me çka mundësuan dhunë, kurse gazetarët u penguan në kryerjen e punës së tyre dhe u cenua liria e mediave.

Avokati i Popullit potencon se dhuna nuk është mënyrë për zgjidhjen e mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve kudo që paraqiten dhe posaçërisht jo në Parlament, është e palejueshme që organi, kompetencë themelore e cilit është sigurimi i mbrojtjes së qytetarëve, të bëjë lëshime të atilla, me çka e rrezikoi jetën e të pranishmëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Nga kjo, Avokati i Popullit kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë të ngritet mbi interesat partiake dhe në mënyrë efikase dhe profesionale ta ushtroj funksionin në interes më të mirë të qytetarëve.

Avokati i Popullit thërret në arsye dhe apelon që të gjithë faktorët, veçanërisht liderët e partive politike, ta marrin guximin dhe pa hezitim dhe në mënyrë të qartë ta dënojnë dhe të distancohet nga dhuna dhe arbitrariteti, me çka njëkohësisht do të mundësojnë formimin e institucioneve pa dhunë dhe në interes të qytetarëve.


                                                                                              Seksioni për marrëdhënie me publikun
                                                                                                             AVOKATI I POPULLIT


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise