Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-10-2017

    KOMUNIKATË PËR ZGJEDHJET LOKALE TË VITIT 2017

    më shumë
  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT, AVANCIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VITIN 2016 30-03-2017

30.03.2017, Shkup

PRES-KONFERENCA NË TË CILËN U PREZANTUA RAPORTI VJETOR PËR NIVELIN E SIGURIMIT TË RESPEKTIMIT, AVANCIMIT DHE MBROJTJES SË LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT NË VITIN 2016

Avokati i Popullit, z. Ixhet Memeti, në pres-konferencë e prezantoi Raportin për nivelin e sigurimit të respektimit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2016.

“Në vitin raportues vepruam për 4.718 raste, nga të cilat në periudhën raportuese u pranuan 3.775 ankesa nga qytetarët, ndërsa 37 me iniciativë personale. Gjatë punës me lëndë, konstatuam 1.523 shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa në 1.358 raste u pranuan intervenimet. Kjo, për fat të keq, nuk ndodhi me rekomandimet për dobësitë e konstatuara për gjendjet e përgjithshme për të cilat hartuam numër të madh të raporteve të veçanta dhe për të cilat kompetentët nuk kanë vepruar.”, tha në fjalën e tij Avokati i Popullit.

“Me keqardhje ju informoj se në të njëjtin nuk janë konstatuar ndryshime pozitive por, përkundrazi, konstatoj stagnim, ndërsa në disa fusha edhe kthim pas, e që konfirmohet me numrin e rritur të cenimeve të konstatuara të lirive dhe të drejtave të njeriut, për katër për qind.”

“Patëm dhe ende kemi institucione skajshëm të politizuara dhe jofunksionale, ndërsa disa pre tyre zbatonin agjenda partiake, veprim policor joprofesional dhe brutal, përdorim të tepruar të forcës nga policia e burgjeve ndaj personave të dënuar dhe mungesë të mbrojtjes sistematike shëndetësore në institucionet ndëshkuese – korrektuese, mangësi në sistemin pensional me pasoja të dëmshme për të siguruarit, mossigurim të mjeteve për të drejtën e pagesës për mbrojtje sociale, cenim të të drejtës së punësimit të personave me aftësi të kufizuar, deportim të paligjshëm të refugjatëve, përcaktim të paligjshëm të arkëtimit të taksës radiodifuzive dhe ujit, tatimim të paligjshëm të qytetarëve, si dhe joprofesionalizëm në punën e organeve zgjedhore.” – tha, mes tjerash z. Memeti në pres-konferencën e sotme me rastin e prezantimit të Raportit vjetor për vitin 2016.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise