Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-09-2017

    NË PRES-KONFERENCË U PREZANTUA HULUMTIMI I VEÇANTË PËR “GJENDJEN ME DEPONIIMIN E...

    më shumë
  • 04-09-2017

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI SHKOLLOR

    më shumë
  • 18-07-2017

    U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

16-03-2017

16.03.2017, Shkup

REAGIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR PËRPJEKJET E INVOLVIMIT TË FËMIJËVE NË PROTESTA

Avokati i Popullit, edhe një herë, seriozisht e shpreh shqetësimin e tij lidhur me përpjekjet e involvimit të fëmijëve në protestat e organizuara në më shumë qytete të Republikës së Maqedonisë.

Njëkohësisht, i dënoj ashpër veprimet e personave udhëheqës, prandaj dhe u bëj thirrje këshillave shkollorë, kryetarëve të komunave, Inspektoratit Shtetëror të Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, menjëherë dhe pa prolongim, secili në kuadër të kompetencave të veta, të ndërmarrin masa adekuate ndaj personave të cilët agjitojnë ose lejojnë që në shkolla të ketë agjitacion dhe përpjekje për involvimin politik të nxënësve.

Kjo për shkak se veprimet e këtilla janë në kundërshtim me Ligjin për arsimin e mesëm, me të cilin ndalohet çdo lloj veprimi dhe organizimi politik dhe fetar, jashtë qëllimit të arsimit-shkollat të jenë vende në të cilat do të zhvillohet veprimtaria kryesore - procesi edukativ-arsimor.

Avokati i Popullit në vazhdimësi i monitoron ngjarjet e këtilla për çka tanimë ka iniciuar procedura sipas iniciativës personale edhe sipas parashtresave të parashtruara nga prindërit, ndërkohë që edhe një herë potencon dhe sugjeron – fëmijët, në asnjë rast, të mos jenë cak i manipulimeve dhe keqpërdorimeve, duke e pasur parasysh se ata, sipas të gjitha akteve normative ndërkombëtare dhe vendore, gëzojnë mbrojtje të veçantë.


                                                              Seksioni për marrëdhënie me publikun
                                                                            AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shtator 2017
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30
Gsh
Tet

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise