Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 18-07-2017

    U PREZANTUA RAPORTI I GJASHTË VJETOR I MEKANIZMIT PARANDALUES NACIONAL

    më shumë
  • 26-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE NGA...

    më shumë
  • 20-06-2017

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS BOTËRORE TË REFUGJATËVE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

21-12-2016

21.12.2016, Shkup

DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

Asociacioni i Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM) e shpreh shqetësimin e tij të thellë për situatën e rëndë në të cilën jetojnë mijëra civilë, përfshirë fëmijë, gra dhe të plagosur.

Lajmet e fundit nga rajoni raportojnë se civilët janë viktima të veprave kriminale si: kidnapimi, shkatërrimi i pronës personale, tortura dhe ekzekutimi. Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, gjatë 24 orëve të fundit, më së paku 82 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë ekzekutuar, ndërsa trupat e tjerë ndërkombëtarë situatën në Alepo e konsiderojnë si një nga masakrat më të mëdha kundër popullatës civile pas Luftës së Dytë Botërore.

AOM u bën thirrje të gjitha palëve të prekura t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare në situata të konfliktit të armatosur.

Në përputhje me të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht dhe nevojën e mbrojtjes së të njëjtave, AOM u bën thirrje organizatave ndërkombëtare të punojnë bashkë me qëllim t’i jepet fund kësaj tragjedie.

Asociacioni i Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM)


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

korrik 2017
H M M E P S D
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Qer
Gsh

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise