Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 21-12-2016

    DEKLARATË E ASOCIACIONIT TË OMBUDSMANËVE TË MESDHEUT PËR SITUATËN NË ALEPO

    më shumë
  • 21-11-2016

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • 21-11-2016

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Lajme dhe Ngjarje

21-11-2016

21.11.2016, Shkup

KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE 2016

Avokati i Popullit, në prag të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2016, ua rikujton qytetarëve rëndësinë e të drejtës së zgjedhjes dhe mënyrën e realizimit të mbrojtjes së kësaj të drejte dhe njëkohësisht u bën apel të gjitha institucioneve dhe gjithë të tjerëve për obligimin dhe përgjegjësinë e krijimit të kushteve reale për mundësimin, respektimin dhe realizimin e të drejtës së zgjedhjes së qytetarëve, si dhe rregullat për zgjedhje kredibile dhe demokratike.

Vetëm përmes realizimit të barabartë të të drejtës së zgjedhjes, në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira, fitohet legjitimiteti i pakontestueshëm dhe real.
 
Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e vet, pa vuajtur kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ata që vendosin. Askush nuk guxon, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve, të vendos në emër të tyre. Qytetarët nuk duhet të heshtin, përkundrazi, ata duhet të jenë aktivë, meqë me denoncimin në kohë të parregullsive, të çfarëdo qoftë lloji, ata e mbrojnë të drejtën e tyre dhe njëkohësisht kontribuojnë në procesin e përgjithshëm zgjedhor demokratik.

Pikërisht për këtë, Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë (qytetarët), menjëherë dhe pa hezitim t’i denoncojnë të gjitha format e presionit, shkeljeve, të drejtave të tyre dhe rregullave, ndër të tjerash edhe në linjën e hapur falas të Avokatit të Popullit 0800 54321, drejtpërdrejt në Zyrën e Shkupit dhe zyrat rajonale të Republikës.

Gjithashtu, Avokati i Populli vë në dukje se do të intervenojë në kohë dhe në mënyrë efikase për të gjitha rastet e denoncimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut lidhur me votimin, ndërsa të njëjtën e pret edhe nga të gjitha organet e tjera kompetente.

Avokati i Popullit, posaçërisht u bën apel të gjithë atyre që janë në pozicione udhëheqëse nëpër institucione, si dhe personave të tjerë të administratës publike, të mos e marrin guximin, në çfarëdo qoftë mënyre të kryejnë frikësime dhe presione mbi të punësuarit dhe të sillen me përgjegjësi. Në të kundërtën, sjellja e këtillë është e patolerushme dhe i nënshtrohet përgjegjësisë penale. Në këtë drejtim, Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë të punësuarit në administratë dhe të gjithë personat e tjerë, pa hezitim dhe pa frikë, informacionet për veprimet e këtilla t’i denoncojnë deri te institucionet kompetente dhe deri te Avokati i Popullit i cili, pa përjashtim, do ta garantojë fshehtësinë e të dhënave.
Kjo vlen edhe për të gjithë punëdhënësit e tjerë të cilët, mes tjerash, në ditën e zgjedhjeve të punësuarve të tyre duhet t’u caktojnë orar pune i cili do t’u mundësojë që papengesë ta realizojnë të drejtën e votës, pa përdorur kërcënime dhe forma tjera të kushtëzimeve.

Gjithashtu, në prag të fushatës zgjedhore, Avokati i Popullit u drejton apel të gjithë faktorëve pjesëmarrës në procesin zgjedhor, madje edhe prindërve për nevojën e domosdoshme të mbrojtjes së fëmijëve dhe të njëjtit të mos i involvojnë në fushata politike dhe zgjedhore, me qëllim të respektimit të parimit të interesit më të mirë të fëmijës. Po ashtu, mediat, në mënyrë të veçantë duhet të mbajnë llogari dhe të mos prezantojnë incizime, video nga fushatat dhe ngjashëm ku përfshihen fëmijë, gjithnjë me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve nga manipulimet politike dhe ideologjike.

Nga ciklet e deritanishme zgjedhore u vu në dukje nevoja për bashkëpunim më të madh, para së gjithash, midis Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera kompetente me qëllim të parandalimit të çdo lloj parregullsie - para, gjatë kohës së zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Për zbatimin e suksesshëm të procesit zgjedhor me rëndësi të veçantë është që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të mos e komplikojë realizimin e kategorisë së personave të pamundur dhe të mundësojë përfshirjen e tyre të plotë pa diskriminim dhe në këto zgjedhje të votojnë jashtë vendbanimit të tyre, përkatësisht në vendet ku qëndrojnë (spitale, shtëpi për të moshuar dhe ngjashëm).

Njëkohësisht, Avokati i Popullit rikujton se mediat kanë rol kyç në mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes. Së këtejmi, me rëndësi të veçantë është mënyra me të cilën ata i transmetojnë informacionet. Prandaj, nevojitet informim objektiv, i balancuar dhe i qëndrueshëm, si dhe respektim i kodeksit të etikës së medias.

Nëse zgjedhjet e lira me votim të fshehtë janë shtylla e demokracisë, atëherë obligim i të gjithë faktorëve të shoqërisë është të sigurojnë kushte reale për zgjedhje të lira dhe kredibile.

Demokracia e mirëfilltë pluraliste nuk mund të arrihet vetëm me shpalljen deklarative të tyre por, para së gjithash, ajo kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie nga të gjithë, veçanërisht nga pushteti ekzekutiv.  
                                                                                             

                                                                
                                              Seksioni për marrëdhënie me publikun
                                             
                                                             AVOKATI I POPULLIT

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

shkurt 2017
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28
Jan
Mar

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 30
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise