Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 31-03-2020

    REKOMANDIMI I AVOKATIT TË POPULLIT DERI TE QEVERIA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË...

    më shumë
  • 26-03-2020

    REKOMANDIME PËR VEPRIMIN ME PERSONAT E PRIVUAR NGA LIRIA NË KUSHTE TË PANDEMISË...

    më shumë
  • 20-03-2020

    PLANI I PUNËS I AVOKATIT TË POPULLIT NË KUSHTE TË JASHTËZAKONSHME

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË RRJETIT EVROPIAN TË INSTITUCIONEVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT (ENNHRI) 13-11-2019

13-14.11.2019 Bruksel, Belgjikë

PJESËMARRJA E PËRFAQËSUESIT TË AVOKATIT TË POPULLIT NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË RRJETIT EVROPIAN TË INSTITUCIONEVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT (ENNHRI)

Një përfaqësues i Avokatit të Popullit mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI), e cila u mbajt në Bruksel më datë 13 dhe 14 nëntor të vitit 2019.

Në prezencë të një numri të madh të përfaqësuesve të Institucioneve Nacionale për të Drejtat e Njeriut, udhëheqësia e ENNHRI) informoi për rezultatet e arritura gjatë vitit 2019, buxhetin e realizuar, sfidat me të cilat është ballafaquar Rrjeti gjatë këtij viti, por informoi edhe për aktivitetet e planifikuara për vitin 2020, si dhe statusin e realizimit të projekteve rrjedhëse dhe atyre që janë paraqitur për miratim. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme u zgjodhën anëtarët e ri të Komitetit Financiar të Rrjetit.

Gjithashtu, Asambleja e Përgjithshme përfshiu punën në grupe me qëllim të shkëmbimit të ideve veprimit të mëtutjeshëm të Rrjetit dhe, gjithashtu, organizoi edhe një punëtori njëditore me temë: Zbatimi i të drejtave ekonomike dhe sociale në Evropë dhe roli i Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut në këtë proces.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

prill 2020
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30
Mar
Maj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise