Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 06-03-2019

    KOMUNIKATË

    më shumë
  • 01-03-2019

    AVOKATI I POPULLIT ME RASTIN E DITËS “ZERO DISKRIMINIM”

    më shumë
  • 22-02-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT PËR NGJARJET NË BURGUN "SHKUP" - SHKUP

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

ZËVENDËS – AVOKATI I POPULLIT, JOVAN ANDONOVSKI MORI PJESË NË KONFERENCËN NË BANJA LLUKË, BDHH 27-02-2019

27-28.02.2019 Banja Llukë, Bosnjë dhe Hercegovinë

ZËVENDËS – AVOKATI I POPULLIT, JOVAN ANDONOVSKI MORI PJESË NË KONFERENCËN NË BANJA LLUKË, BDHH

Zëvendës avokati i popullit, dr. Jovan Andonovski mori pjesë në konferencën ,,Mbrojtja e mjedisit jetësor – roli i ombudsmanit’’. Konferenca ishte organizuar nga ana e Ombudsmanit për të drejtat e njeriut të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërkaq  mbështetur nga OSBE-ja për Bosnjën dhe Hercegovinën. Në ngjarjenmorën pjesë përfaqësues të Rrjetit të ombudsmanëve nga sfera e mjedisit jetësor të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore, si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse shetërore të vendit nikoqir, bashkësisë akademike dhe organizatave joqeveritare të cilat merren me çështjen për mbrojtjene mjedisit jetësor.

Në diskutimin e tij, zëvendës – avokati i popullit u përçëndrua në punën e Institucionit në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke theksuar se, numri i parashtresave të parashtruara pranë Avokatit të popullit, që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor është relativisht i vogël. Ai gjithashtu theksoi se duhet të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëvenë lidhje me nevojën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, rritjen e fondeve të dedikuara për projektet ekologjike, zbatimin konsekuent të ligjit nga ana e institucioneve kompetente përmes kontrolleve të shpeshta dhe të vazhdueshme nga autoritetet kompetente.

Në konferencë u miratua dhe nënshkrua e ashtuquajtura Deklaratë e Banja Llukës për pjesëmarrje të ombudsmanëve në fushën e mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

mars 2019
H M M E P S D
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Shk
Pri

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 2
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise