Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 02-04-2019

    ANKETË: “ÇKA MENDOJNË QYTETARËT PËR AVOKATIN E POPULLIT”

    më shumë
  • 01-04-2019

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT NË PRAG TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE DHE...

    më shumë
  • 01-04-2019

    LINJË TELEFONIKE FALAS PËR DENONCIMIN E SHKELJES SË TË DREJTËS ZGJEDHORE

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCA RAJONALE “QASJA NË DREJTËSI Е VIKTIMAVE TË DHUNËS NË FAMILJE DHE BAZA GJINORE“ 10-12-2018

10-11.12.2018, Prishtinë

KONFERENCA RAJONALE “QASJA NË DREJTËSI Е VIKTIMAVE TË DHUNËS NË FAMILJE DHE BAZA GJINORE“

Delegacion i zyrës së Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendës avokati i popullit znj. Suzana Saliu, mori pjesë në konferencën dyditore rajonale me temën “Qasja në drejtësi e viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore“, të mbajtur në Prishtinë, nën moton “Ti nuk je vetëm“.

Konferenca ishte organizuar nga Koordinatori kombëtar-Ministria për drejtësi, në partneritet me disa institucione vendase dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe UN Women dhe Ambasadën  Amerikane në Republikën e Kosovës.
Tema të konferencës ishin dhuna në familje si vepër penale dhe cenimi i të drejtave të njeriut, detyrimet të cilat rrjedhin nga Konventa e Stambollit, Politikat penale, përkatësisht ashpërsimi i tyre ndaj autorëve të këtyre veprave, lufta me paragjykimet dhe ndikimi i traditës në respektimin e pozitës së gruas në familje dhe shoqëri, rritja e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për viktimat, rritja e besimit në institucione, edukimi i të rinjve si garanci për një të ardhme pa dhunë në familje, Roli i Koordinatorit kombëtar në avansimin e politikave gjithpërfshirëse dhe ndërtimin e bazës së unifikuar të të dhënave si dhe shumë tema të tjera që synojnë parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj gruas dhe në përgjithësi për dhunën në familje.

Zëvendësja e avokatit të popullit, znj. Suzana Saliu në fjalimin e saj, ndër të tjera, theksoi se Republika e Maqedonisë bëri një hap të guximshëm dhe të madh në muajin dhjetor të vitit 2017 me ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, të njohur si Konventa e Stambollit. Harmonizimi i Kodit penal të Republikës së Maqedonisë me Konventën, do të kontribuojë për një qasje më serioze të gjyqësorit ndaj veprave penale që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

„Të rinjtë duhet të edukohen në drejtim të asaj se dhuna në familje është e ndaluar dhe se ajo paraqet vepër penale për të cilën kryerësi dënohet me burg, theksoi znj. Suzana Saliu. Maqedonia ka bazë të fortë normative e cila garanton ndërtimin e një shoqërie të drejtë pa dhunë në familje“ theksoi znj. Saliu.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

maj 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Pri
Qer

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise