Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 10-12-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E 10 DHJETORIT DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË...

    më shumë
  • 20-11-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËS

    më shumë
  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “INSTITUCIONET NACIONALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA BALLKANI PERËNDIMOR NË PËRFAQËSIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE NDALIMIN E DISKRIMINIMIT 29-11-2018

Sarajevë, Bosnja e Hercegovina

KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE “INSTITUCIONET NACIONALE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA BALLKANI PERËNDIMOR NË PËRFAQËSIMIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE NDALIMIN E DISKRIMINIMIT

Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit morën pjesë në aktivitetin dyditor, në Konferencën e ombudsmanëve, komisioneve për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe në trupat dhe institucionet e tjera relevante të cilat veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, me titull: “Institucionet nacionale për të drejtat e njeriut nga Ballkani Perëndimor në përfaqësimin e të drejtave të njeriut dhe ndalimin e diskriminimit”, e cila në organizim të Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian u mbajt më datë 29 dhe 30 nëntor në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.

Konferenca ndërkombëtare trajtoi më shumë çështje, në mesin e të cilave edhe çrrënjosjen e gjuhës së urrejtjes, jotolerancën, paragjykimet dhe të gjitha format e diskriminimit, dukuri të cilat janë të pranishme në rajon dhe të cilat përbëjnë kërcënim serioz për zhvillimin dhe shkallën e demokracisë në këto vende. Edhe pse për këto dukuri flitet shumë, megjithatë, mungojnë hetime përkatëse dhe vendime gjyqësore të cilat nuk rezultojnë me sanksione. Në këtë drejtim, si i pashmangshëm dhe tejet i rëndësishëm u theksua bashkëpunimi i institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut me prokurorinë publike dhe gjykatat. Temë e kësaj konference ishte bashkëpunimi i Institucioneve nacionale për të drejtat e njeriut me organizatat joqeveritare, lobimi për të drejtat e njeriut me fokus mbi organet qeveritare etj. Në Konferencë u promovua edhe materiali i Këshillit të Evropës për çrrënjosjen e diskriminimit.

Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Zëvendësja e Avokatit të Popullit të RM-së, znj. Suzana Saliu në fjalën e saj i bëri vështrim punës së Zyrës së Avokatit të Popullit dhe kompetencave të reja, si dhe i bëri vështrim edhe mënyrës me të cilën vendi u përball me krizën e refugjatëve-migrantëve. Ajo potencoi se zyra e Avokatit të Popullit luan një rol tejet të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe migrantëve, veçanërisht në procedurat për kërkimin e azilit në Republikën e Maqedonisë.


Kërko

Kalendari i ngjarjeve

janar 2019
H M M E P S D
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31
Dhj
Shk

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 5
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise