Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë t’i realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, administrata publike mirëfilli t’u shërbejë atyre, si dhe të avancohet raporti ndërmjet organeve të pushtetit dhe qytetarëve.

si dhe në parimet tona:

Në mënyrë transparente, të ndershme dhe profesionale i ndjekim dhe mbikëqyrim veprimet e organeve të pushtetit.
Të barabartë në relacion me të gjithë.
Profesionistë në punë, të hapur për sugjerime dhe të gatshëm për përsosje të vazhdueshme.

Lajme dhe Ngjarje

  • 13-09-2018

    KOMUNIKATË NË PRAG TËMBAJTJES SË REFERENDUMIT,

    më shumë
  • 03-09-2018

    KOMUNIKATË E AVOKATIT TË POPULLIT ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT SHKOLLOR

    më shumë
  • 26-06-2018

    KOMUNIKATË ME RASTIN E DITËS NDËRKOMBËTARE PËR MBËSHTETJEN E VIKTIMAVE TË...

    më shumë
  • Arkivi

Levdata dhe ankesa

E - INFORMATORI



Aktivitetet

31-10-2018

31.10-02.11.2018, Sofje, Republika e Maqedonisë

PËRFAQËSUES TË ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT NË VIZITË STUDIMORE TË OMBUDSMANIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Një delegacion i zyrës së Avokatit të Popullit i udhëhequr nga Zëvendësja e Avokatit të Popullit znj. Vaska Bajramovska Mustafa, nga data 31 tetor deri më 2 nëntor, realizuan vizitë studimore në Zyrën e Ombudsmanit të Republikës së Bullgarisë. Kjo vizitë është pjesë e projektit të cilin Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë e zbaton me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Maqedoni, e titulluar si: “Inkluzioni i romëve pas përfundimit të Dekadës së Romëve: gjendja rrjedhëse dhe sfidat”.

Gjatë vizitës, Zëvendësja e Avokatit të Popullit dhe këshilltarët e Seksionit për mbrojtje nga diskriminimi, Seksioni për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe personave me aftësi të kufizuar, shkëmbyen përvoja në lidhje me punën e zyrave të ombudsmanëve. Konkretisht, gjatë kësaj vizite, u diskutua për çështje që kanë të bëjnë me gjendjen e romëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, banimit, si dhe për qasjen e barabartë në realizimin e të drejtave, dhe në këtë kontekst realizuan takime edhe me institucione dhe trupa të tjerë relevantë të cilët punojnë në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e romëve, mosdiskriminimin dhe inkluzionin e romëve.
  
Fokusi kryesor i vizitës ishte të rishikohen rezultatet e arritura nga zbatimi i Dekadës së Romëve, si dhe mangësitë dhe problemet e tjera pas përfundimit të Dekadës, përkatësisht të rishikohet puna dhe ndryshimet që kanë ndodhur me implementimin e Dekadës së Romëve në Republikën e Bullgarisë.

Në kuadër të vizitës u realizuan takime me Komisionin Nacional për Mbrojtje nga Diskriminimi, Komitetin e Helsinkit të Republikës së Bullgarisë, ndërkohë që u realizua edhe vizitë në terren në vendin Orlandovci ku romët jetojnë në kushte substandarde dhe vendbanimet e të cilëve janë shembur nga ana e shtetit si ndërtime pa leje. Pastaj, u realizua takim edhe me Këshillin Nacional për Bashkëpunim për Çështje Etnike dhe të Integrimit pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë, si dhe me Zyrën e UNICEF-it në Bullgari.

Nga të gjitha takimet e realizuara fitohet përshtypja se edhe krahas asaj se Dekada e Romëve është nënshkruar në Republikën e Bullgarisë, gjendja në të cilën jetojnë romët e Bullgarisë akoma është në nivel të pakënaqshëm dhe edhe më tej nevojitet angazhim dhe punë plotësuese për integrimin e plotë të këtij grupi etnik në shoqërinë bullgare dhe përmirësimin e kushteve në të cilat jetojnë.

Kërko

Kalendari i ngjarjeve

nëntor 2018
H M M E P S D
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Tet
Dhj

Anketa

A respektohen dhe sa respektohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta në Republikën e Maqedonisë?


Blog





Vizitorë online: 1
© 2011 Avokati i Popullit i Republikes se Maqedonise